Përbërja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka të përcaktuar se tri anëtar të saj zgjidhen nga Kuvendi. Në bazë të përbërjen aktuale, Sokol Çomo, Lulzim Lelçaj dhe Elvis Cefa janë tri anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që janë zgjedhur nga parlamenti. Me fillimin e procedurave për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi, do të nis paralelisht edhe shqyrtimi i emrave të rinj për zëvendësimin e tyre pasi ligji e ka të sanksionuar përbërjen e KLD-së.