Banorët e Sukthit janë të bllokuar prej 3 ditësh, ndërsa shprehen se asnjë nuk u ka shkuar në ndihmë pas përmbytjeve. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Fadil Tota banor i zonës apelon për ndihmë, pasi nuk kanë ushqime.

“Jemi prej tre ditësh të bllokuar nga përmbytjet, askush nuk ka ardhur, as ujë nuk kemi. Dy familje janë nxjerrë me litar, janë 20 familje të bllokuara. Kërkojmë që të pastrohet kanali. Qeveritarët vijnë vetëm për të marrë votat, pastaj nuk vijnë më” tha ai.

Report Tv i ka kushtuar një hapësirë të veçantë denoncimit të banorëve të Sukthit ditën e sotme, por deri në orën 18:00 nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga shteti. 

dy.b/shqiptarja.com