Vetëm 3 ditë pas zgjedhjeve parlamentare, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike në vend.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Kushi shkruan se diskutuan gjerësisht mbi ecurinë e deritanishme të mësimit dhe sfidat kryesore që janë paraqitur për të mbyllur këtë vit akademik të pazakontë, për shkak të pandemisë së COVID-19.
Ministrja shkruan se më e mira është përpara dhe se është shpresëplotë në përmirësimin e situatës dhe rikthimin në normalitet.