TIRANE- Biznesmeni shumë i përfolur Kastriot Ismailaj, që është arrestuar për aferën e mashtrimit me 5 milion eurove të kompanisë energjitike CEZ, do të përballet me një ekspertizë të kontabilistëve. Me anën e kësaj ekspertize Prokuroria e Krimeve të Rënda synon të nxjerrë diferencën e parave që biznesmeni Kastriot Ismailaj ka xhiruar nëpërmjet kompanisë së tij “Debt International Advisory”.

Akuza ka caktuar tre ekspertë kontabilistë duke i vënë atyre në dispozicion dhe një sërë dokumentesh me qëllim nxjerrjen e bilanceve dhe diferencat e parave të transferuara jashtë shtetit.