TIRANE-Pas rrëzimit në bllok të listës me kandidatët e qeverisë shqiptare për gjyqtarin e ri në Strasburg, dalin tre emrat në garë, mes të cilëve, spikat sërish kandidati Sokol Berberi.

Dy emrat e tjerë të zgjedhur nga Qeveria janë Aurela Anastasi dhe Aleksandër Muskaj.
 
Më herët Gjykata e Strasburgut refuzoi 3 emrat e parë, konkretisht kandidaturat, Ina Rama, Gent Ibrahimi e Sokol Berberi.

Kandidatura për gjyqtarin e ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), votohet brenda muajit prill nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
 
Ka qenë Këshilli i Evropës, që ka ftuar qeverinë shqiptare të paraqesë brenda datës 20 mars 2017, listën me propozime për tre kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.
 
Sipas tij, për kryerjen e procedurave në përputhje me udhërrëfyesin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës CM (2012) 40-add, datë 29.3.2012, procesi është paraprirë edhe nga një studim mbi praktikat më të mira të ndjekura nga vendet e tjera anëtare, për të përzgjedhur gjyqtarët e tyre kombëtarë në GJEDNJ.

strasburgu

(d.b/Shqiptarja.com)