3 gjigandët e kinematografisë Brad,
Leonardo dhe Robert de Niro në një film

3 gjigandët e kinematografisë Brad,<br />Leonardo dhe Robert de Niro në një film
Tre meshkujt më të fuqishëm të kinematografisë së huaj do të bashkohen në një film të vetëm.

Bëhet fjalë për Robert de Niro, Brad Pitt dhe Leonardo diCaprio të cilët do të xhirojnë me drejtorin Martin Scorsese.

Projekti ka nisur ditën e djeshme në New York dhe pritet të përfundojë vitin e ardhshëm me një prezantim në hapjen e filmave të rinj Melco Crown.

brad pitt

Tema e filmit janë kazinotë dhe do të xhirohen kazinotë dhe resortet e milionerit James Packer.

Brad Pitt e mori ftesën për pjesëmarrjen e tij ndërsa ishte në javën e mjaltit në ishullin e Maltës me bashkëshorten e tij Angelina Jolie.

Ky është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm sipas Daily Mail pasi Leonardo diCaprio ka realizuar 5 filma me Martin Scorsese, Robert de Niro ka realizuar 8 filma, por ata nuk kanë qenë kurrë të gjithë së bashku.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës