ELBASAN - E gjithë masakra e Elbasanit është fiksuar nga tre kamera sigurie, të cilat ishin vendosur për të monitoruar ambientin e biznesit të familjes Çapja. Sipas burimeve policore, në këto kamera është kapur skena se si kanë lëvizur autorët dhe momenti kur është qëlluar. Nga dëshmitë e para është mësuar se autorët kanë thirrur policia dhe më pas kanë hapur zjarr mbi viktimat.

(Kamerat e sigurise ne lokalin e Agron Capjes)
Sipas të dhënave, ambienti ku u sulmua familja Çapja ishte ndërtuar së fundmi dhe prej kohësh frekuentohej edhe nga banorë të tjerë të zonës. E gjitha lagja është e rrethuar nga policia, e cila po mbikëqyr zonën ku banon dhe fisi Çapja.
Sipas burimeve nga policia, për të gjetur provat që do të çonin kë kapjen e autorëve, është krehur me këmbë zona kodrinore e fushore rreth vendit të ngjarjes.
Janë kontrolluar mbi 150 garazhe makinash në hyrje të pallateve dhe janë shoqëruar për verifikim 46 persona.
Ndërkohë grupi hetimor ka sekuestruar ne vendin e ngjarjes 2 armë zjarri automatik që dyshohet se i kanë lënë autorët e krimit, dy krehëra pa fishekë dhe një krehër me 26 fishekë dhe 65 gëzhoja. Mëngjesin e së enjtes disa metra larg vendit të ngjarjes u gjet edhe një tjetër automatik që dyshohet se është përdorur prej autorëve.
Një grup Specialistesh të Krimeve të Renda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit si Prokurorë të rrethit po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes, ku fillimisht hetimi është përqendruar tek deklaratat e të shoqëruarve.
Pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO