3 maji, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Mediave

Tre maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias e cila përkujtohet çdo vit për të sjellë në vëmendje se liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë të drejta themelore të njeriut. Kjo ditë u kujton njerëzve se shumë gazetarë kanë gjetur vdekjen apo kanë rënë në burg për të sjellë lajmin tek publiku.

“Freedom House” e rendit Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve ku liria e mediave është pjesërisht e lirë. Në Ballkan, si shtete ku mediat janë të lira konsiderohen Kroacia dhe Serbia. Ndërsa në nivel global, raporti mbi lirinë e shtypit ngre alarmin se pas medias traidicionale, në shënjestër të liderëve që duan të kontrollojnë gjithçka janë vënë rrjetet sociale.

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1993 si një zgjatim i Seminarit mbi Promovimin e një shtypi të pavarur dhe pluralist afrikan. Ky seminar u zhvillua në Namibi në vitin 1991 dhe solli miratimin e Deklaratës ‘Windhoek’ mbi Promovimin dhe Pluralizmin e Medias.
Deklarata ‘Windhoek’ është krijuar për ruajtur dhe nxitur një shtyp të pavarur, pluralist dhe të lirë. Deklarata thekson rëndësinë e një shtypi të lirë për zhvillimin dhe ruajtjen e demokracisë në një vend, si dhe për zhvillimin ekonomik.

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias festohet çdo vit më 3 maj, datë në të cilën është miratuar Deklarata ‘Windhoek’ . Megjithëse kjo ditë ka filluar të kujtohet që nga viti 1993, ajo i ka rrënjët shumë më të thella në Kombet e Bashkuara. Neni 19 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut 1948 thekson se “të gjithë kanë të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes, kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe për të kërkuar, marrë dhe dhënë informacion dhe ide me çfarëdo mjeti pavarësisht nga kufinjtë.”

Çdo vit që nga viti 1997, UNESCO nderon me Çmimin Botëror të Lirisë së Medias, Guillermo Cano, punën e një individi apo të një organizate për të mbrojtur apo promovuar lirinë e shprehjes, veçanërisht në qoftë se ajo e vë jetën e individit në rrezik.

Çmimi është emëruar pas vrasjes së një gazetari në vitin 1986, pas denoncimit të baronëve të drogës. Vitin e kaluar ky çmim iu dha pas vdekjes një gazetari investigativ rus i cili gjeti vdekjen pas sulmit të një bande kriminale ndaj tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur