3 minuta më shumë në tryezë
ndihmon të mos shtosh në peshë

3 minuta më shumë në tryezë <br />ndihmon të mos shtosh në peshë
SHBA – Të hash ngadalë të ndihmon që të mos shtosh në peshë. Ky është studimi i fundit i universitetit të Ilinoisit, i cili konstaton se duhet të qëndrosh 3 minuta më gjatë në tryezë që të kesh peshë ideale.

Rekomandohet që ushqimi gjatë një vakti të përtypet disa herë dhe një vakt të zgjasë deri në 20 minuta. Sipas mjekes Barbara Fiesse ato familje, që qëndrojnë më gjatë në tryezë nuk vuajnë nga kilogramët e tepërta, ndërsa ata që hanë shpejt janë mbipeshë.

Si fillim njerëzit nuk dallojnë ndryshime, por me kalimin e viteve shtimi i peshës fillon të bëhet i dukshëm dhe kjo për dy arsye: Së pari prej sasisë së madhe të ushqimit që konsumojnë dhe së dyti prej shpejtësisë që e konsumojnë atë vakt. Në familjet e testuara është vërejtur se ata që hanë 3 minuta më shpejt kanë problem me mbipeshën.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi