/ATSH/- Sektori i bujqësisë në tremujorin e tretë të vitit 2014, shënoi një rritje prej 1.19 për qind, bënë të ditur burime nga INSTAT. Sipas ekspertëve të bujqësisë ky tregues rezulton më i ulët se e në tremujorin e dytë të këtij viti, ndikuar kjo nga kushtet klimaterike të pa favorshme. Temperaturat e ulta dhe reshjet e pazakonta që shoqëria pranverën e këtij viti deri në fund te qershorit dëmtuan pemëtarinë kryesisht rrushin dhe ullinjtë, thonë ata.

Por ministria e Bujqësisë po synon të rrisë më tej prodhimin duke shtuar trendin e mbjelljes së kulturave bujqësore. Shqipëria me kushtet e saj klimatike, pozitën gjeografike si dhe traditën shumëvjeçarë në kultivimin e perimeve dhe patates, ka mundësi potenciale për kultivimin e mbi 60 specieve perimore.

Sektori i fruta -perimeve është renditur si një nga prioritetet e Sektorit të Bujqësisë që synon mbështetjen e prodhimit bujqësor. Ndersa bujqësia zë 18 për qind të peshës në rritjen ekonomike.