/ATSH/- Volumi i shitjeve në 3-mujorin e dytë për shitjet në tregtinë me pakicë u rrit 3,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014 dhe me 6,2% krahasuar me tremujorin e parë 2015.
Vërehet se dyqanet e vogla mbeten kryesore si pika tregtimi me pakicë dhe më pak blihet në qëndrat e mëdha tregtare.
Sipas INSTAT, rritja më e madhe me 8,3% u vu re në shitjen e produkteve në grupin "Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara", krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014.
Me rritje 5,1% u vu re dhe rritje e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë për grupin e "Produkteve jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara" pa tregtimin e karburanteve, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Në tremujorin e dytë për shkak të rritjes së pandërprerë të cmimit të karburanteve, në grupin "Tregti Hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara", indeksi i volumit të shitjeve u rrit 12,8 % krahasuar me tremujorin paraardhës, por edhe u ul 0,7 % krahasuar me të njëjtin tremujor të 2014-tës.
Në rritjen e volumit të shitjeve në 3-mujorin e dytë 2015 ndikuan dhe disa grupe të tjera produktesh, të cilët tregojnë orientimin e konsumatorëve për to. Kështu indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014 është rritur 3,4%. Në këtë rritje ndikuan nëngrupet "Artikuj të përzier kryesisht ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara" me +2,7 pikë përqindje, "Produkte farmaceutike, mjeksore dhe ortopedike, kozmetike, parfume dhe të tjera të higjenës personale" me +1,7 pikë përqindje, "Veshje, këpucë dhe artikuj prej lëkure" +0,4 pikë përqindje, "Artikuj të tjerë industrial në njësi tregtare të specializuara" me +0,4 pikë përqindje.
Gjithashtu shitjet janë rritur në nëngrupin "Artikuj të përzier kryesisht jo ushqimore në njësi tregtare jo të specializuara" me +0,1 pikë përqindje dhe "Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit, pajisje sportive, lodrat, lojrat dhe të tjera produkte industriale në njësi tregtare të specializuara" me +0,1 pikë përqindje.
Më pak shitje krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar rezultojnë në njësitë e spëcializuara për grupet e prodhimeve si "Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare të specializuara" -0,9 pikë përqindje, "Pajisje të ndryshme elektro-shtëpiake, mobiljet dhe pajisje të tjera shtëpiake" -0,5 pikë përqindje dhe "Tregti Hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara" -0,3 pikë përqindje
/Shqiptarja.com