Prurjet e emigrantëve kanë kthyer mbrapsht tendencën rritëse në 3 mujorin e tretë të këtij viti. Sipas statistikave të Bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë ,remitancat shënuar një rënie prej 18% për periudhën korrik-shtator të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. E përkthyer në shifra, emigrantët dërguan në shtëpi 135 milionë euro gjatë 3 muajve të verës së këtij viti, 30 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Kjo rënie shpjegohet edhe me krizën greke, që kulmoi në qershor-korrik të këtij viti, kur Greqia rrezikoi edhe daljen nga euro