Çfarë ka ndodhur?
Ish-selia historike e Partisë Demokratike, e cila duke filluar që nga fundi i gushtit i është kthyer bashkisë së Tiranës, për t’u përdorur për interesa vendorë, tashmë ka ndryshuar destinacion.
Për çfarë do të shërbejë?
Në këtë godinë tashmë do të jetë drejtoria e përgjitshme e konvikteve dhe zyra për mbrojtjen e konsumatorit, të dyja nën administrimin e bashkisë së Tiranës.
Kush e ka marrë vendimin?
Vendimi i cili është marrë vetëm pak ditë më parë mban firmën e kreut aktual të partisë demokratike dhe kryebashkiakut Lulzim Basha.
Po me godinën ku ka qenë deri më tani kjo administratë, çfarë do të bëhet?
Mësohet se kjo godinë do të kthehet në shkollë 9-vjeçare për njësinë bashkiake nr.2, duke i rikthyer edhe njëherë Tiranës shkollën “Kosova” që ka qenë ngjitur me këtë godinë, që ndodhet përballë liceut artistik “Jordan Misja”






