Vetëm ditën e sotme janë regjistruar tre raste të dhunës në familje, të cilat fatmirësisht nuk kanë pasur pasoja të rënda të përkthyera në jetë të humbura.

Megjithatë plagët shoqërore që i shtojnë institucionit të familjes rëndojnë jo pak.

Në të tre rastet ushtrues të dhunës janë të rinj të moshës 21 dhe 26 vjeç të cilët janë arrestuar nga policia.

Ramo Osmani, 21 vjeç, banues në Fier ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.O, 18 vjeçe.

Aldo Meta, 26 vjeç, banues në Lushnjë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike duke plagosur lehtë me mjete të forta vëllanë e tij, shtetasin D.M, 27 vjeç, i cili është shtruar në spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

Armando Mustafa, 26 vjeç, banues në Vlorë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit Q.M., 53 vjeç, të cilin e ka goditur me grushta duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime në trup. Dyshohet se dhuna e ushtruar nga ana e të birit ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, veprime këto të cilat i ka përsëritur edhe më parë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com