3 risitë për patentat/ Nga nesër kartoni do tërhiqet për 30 minuta

TIRANË- Duke nisur nga dita e nesërme, 15 gusht, do të lehtësohet procesi i marrjes së kartonit të leje drejtimit të makinave. Tashmë pas mbarimit të procedurave të provimit të teorisë dhe praktikës, në momentin e aplikimit për kartonin e patentës, qytetarët do të marrin lejen e drejtimit në dorë për 30 minuta.

Njoftimi është bërë për Report Tv nga zv/drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Endri Haxhiu.

"Një risi dhe një lajm i mirë që qytetarët është edhe tërheqja e kartonit në vetëm 30 minuta. Duke pasur parasysh se deri në nëntor të vitit 2018 duhej 15 ditë minimumi, kjo është një risi fantastike dhe i lehtëson jetën qytetarëve. Ky projekt do të aplikohet për herë të parë në Tiranë dhe do të shtrihet në gjitha drejtoritë e tjera rajonale në të gjithë Shqipërinë. Në Tiranë, për faktin se 45% e drejtuesve të mjeteve ndodhen në Tiranë. Çka është më e rëndësishmja, kjo procedurë do të jetë pa tarifë ekstra", u shpreh për Report Tv Haxhiu.

Ndërkohë për bashkombasit tanë që jetojnë në Itali, prej datës 8 shtator do të njihet leja e drejtimit të lëshuar prej vitit 2017, kjo falë marrëveshjes mes dy qeverive asaj shqiptare dhe italiane. Kjo marrëveshje pritet te realizohet dhe me vende të tjera si Greqia e Serbia.

"Lajmi i mirë për bashkëkombësit tanë është se nga 8 shtatori do të konvertohet modeli i ri i patentës. Kjo marrëveshje pritet te realizohet dhe me vende të tjera si Greqia e Serbia si dhe jemi në procedura dhe me Gjermaninë", tha Haxhiu.

Një projekt tjetër që pritet të realizohet, është monitorimi në livestream i testit të praktisës për marrjen e patentës.

"Të gjitha mjetet e autoshkollave në momentin që do të kryejnë testin praktik do të kenë të instaluara kamera dhe do të monitorohen në livestream nga zyrat qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit rrugor", tha zv/drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Endri Haxhiu.

Gjatë muajve të fundit Drejtoria e Transportit dhe Shërbimit Rrugor ka lehtësuar procedurat për këtë sektor duke ulur dhe radhët e gjata që ktheheshin në shqetësim për qytetarët.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës