Merrnin ryshfet për patentat e pezulluara, GJKKO merr vendimin për zyrtarët e policisë dhe sekserët

Merrnin ryshfet për patentat e pezulluara, GJKKO merr vendimin për zyrtarët e policisë dhe sekserët

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendimin për 25 të pandehur, punonjës policie, ndërmjetës dhe qytetarë (drejtues automjetesh të akuzuar për korrupsion, në këmbim të përfitimit të lejeve të qarkullimit të pezulluara më parë.

Konkretisht gjykata ka caktuar masat ndaj të pandehurve Alkid Ndreu, Elio Picoku, Amarildo Lika, Lidian Broshka, Evisjon Salku, Revi Osmani, Spiro Tore, Besiko Demaj (Zoto), Eduard Caka, Sotiraq Lamaj, Arian Lika, Enis Balla, Ardit Shehu, Arisjon Rakipi, Ilir Tafa, Neritan Selmani, Gerald Lusha, Kujtim Xhaja, Endrit Xhambazi, Oltjan Muҫa, Altin Koҫi, Sefer Gianfrate (Beqiri), Renato Meҫuli, Ervis Dakolli dhe Vilson Delia.

Një prej tyre Alkid Ndreu, 47 vjeç, anëtar i komisionit të gjobave në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës i arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi i mori ryshfet një gruaje në këmbim të patentës së pezulluar për tre muaj është liruar nga burgu. 

Vendimi për të gjithë të pandehurit:

2Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloi, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, me vendimin Nr. 37/120 Akti, datë 13.03.2024 vendosi

1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Alkid Ndreu akuzuar për kryerjen e veprës penale të Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit Spiro Tore), parashikuar nga neni 259, pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.

1.1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Alkid Ndreu akuzuar për kryerjen e veprës penale të Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit Lidian Broshka), parashikuar nga neni 259, pg 1 i Kodit Penal në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.

1.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alkid Ndreu për kryerjen e veprës penale të Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite  burgim

1.3. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Alkid Ndreu i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

1.4. Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Alkid Ndreu me vendimin nr. 11, datë 17.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

1.5. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Alkid Ndreu nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

1.6. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Alkid Ndreu i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit Lidian Broshka), parashikuar nga neni 245/1 pg 3 dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit Spiro Tore), parashikuar nga neni 245/1 pg 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

2.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit Revi Osmani), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit Neritan Selmani), parashikuar nga neni 245/1, pg. 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

2.5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit Oltion Muça), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit Altin Koçi), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.7. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Elio Picoku dënohet me një dënim të vetëm prej 2 vite e 6 muaj burgim.

2.8. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Elio Picoku i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

2.9. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit 16.02.2023 dhe dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 18, të ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Amarildo Lika për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për rastin e shtetasit Enis Balla), parashikuar nga neni 245/1, pg. 4 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

3.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Amarildo Lika për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për rastin e shtetasit Sotiraq Lamaj), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

3.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Amarildo Lika dënohet me një dënim të vetëm prej 2  (dy) vite e 3(tre) muaj burgim.

3.3. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Amarildo Lika i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 6 muaj burgim.

3.4. Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Amarilod Lika me vendimin nr. 12, datë 16.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e  paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të dhënë.

3.5. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Amarilod Lika nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lidian Broshka për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

4.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Lidian Broshka i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

4.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Lidian Broshka duke zevendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

4.3. Urdhërohet i pandehuri Lidian Broshka të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

4.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Lidian Broshka, duke mbajtur në konisderatë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Evisjon Salku për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

5.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Evisjon Salku i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

5.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Evisjon Salku duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

5.3. Urdhërohet i pandehuri Evisjon Salku të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

5.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Evisjon Salku, duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Revi Osmani për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për rastin e tij, Revi Osmani), parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

6.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Revi Osmani për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, (për rastin e shtetasit Neritan Selmani), parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

6.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Revi Osmani për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, (për rastin e shtetasit Spiro Tore), parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

6.3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Revi Osmani dënohet me një dënim të vetëm prej 1  (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

6.4. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Revi Osmani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

6.5. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Revi Osmani për një periudhë kohe prej 2 vite me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Spiro Tore për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

7.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Spiro
Tore
i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

7.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Spiro Tore duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

7.3. Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

7.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Spiro Tore, duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

8. Deklarimin fajtore të të pandehurë Besiko Demaj (Zoto) për kryerjen e veprës penale të Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

8.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurës Besiko Demaj (Zoto)  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim

8.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurës Besiko Demaj (Zoto) duke zevendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 80 orësh.

8.3. Urdhërohet e pandehura të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.

8.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga e pandehura Besiko Demaj (Zoto), duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të saj si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Eduard Caka për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

9.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Eduard Caka  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim. 9.2. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit 01.12.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Eduard Caka do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sotiraq Lamaj për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

10.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Sotiraq Lamaj  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

10.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Sotiraq Lamaj për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arian Lika për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

11.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Arian Lika  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

11.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Arian Lika për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enis Balla për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

12.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Enis Balla i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

12.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Enis Balla për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi. 

13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardit Shehu për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

13.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Ardit Shehu i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

13.2. Llogaritja e dënimit fillon data e ekzekutimit të dënimit, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Ardit Shehu do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arisjon Rakipi për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

14.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Arisjon Rakipi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

14.2. Llogaritja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 18, të ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

15. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Tafa për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

15.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Ilir Tafa i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

15.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Ilir Tafa për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

16. Deklarimin fajtor të të pandehurit Neritan Selmani për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

16.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Neritan Selmani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit,   u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

16.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Neritan Selmani duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

16.3. Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Proves që mbulon vendbanimin e tij.

16.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Neritan Selmani, duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë. 

17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gerald Lusha për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

17.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Gerald Lusha i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

17.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Gerald Lusha duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

17.3. Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

17.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Gerald Lusha, duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

18. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kujtim Xhaja për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga neni 245/1 pg 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

18.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Kujtim Xhaja i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

18.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Kujtim Xhaja për një periudhë kohe prej 2 vite e 8 muaj, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

19. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Xhambazi për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

19.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Endrit Xhambazi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

19.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Endrit Xhambazi për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

20. Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltjan Muça për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

20.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Oltjan Muça i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

20.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Oltjan Muça duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

20.3. Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

20.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Oltjan Muça, duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

21. Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Koçi për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

21.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Altin Koçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

21.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Altin Koçi për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

22. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sefer Gianfrate Beqiri për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

22.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Sefer Gianfrate (Beqiri) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

22.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Sefer Gianfrate (Beqiri), për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

23. Deklarimin fajtor të të pandehurit Renato Meçuli për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

23.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Renato Meçuli i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

23.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Renato Meçuli duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

23.3. Urdhërohet i pandehuri Renato Meçuli të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

23.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Renato Meçuli, duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

24. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Dakolli për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

24.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Ervis Dakolli i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

24.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Ervis Dakolli duke zevendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

24.3. Urdhërohet i pandehuri Ervis Dakolli të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Proves që mbulon vendbanimin e tij.

24.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Ervis Dakolli, duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

25. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vilson Zelia për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

25.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Vilson Zelia i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

25.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Vilson Zelia për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!