3 rregullat për muskujt të fortë
 që të parandaloni plakjen

3 rregullat për muskujt të fortë<br /> që të parandaloni plakjen
Palestra apo stërvitja e shpeshtë është e rrezikshme për mbajtjen e muskujve të fortë si për të rinjtë por dhe për të moshuarit. Sipas një studimi në Itali janë 3 rregulla për të mbajtur muskujt dhe trupin, në gjendje për të përballuar plakjen. Elementët themelor sipas studimit janë dieta, pushimi dhe stërvitja e lethtë.

Për të hequr dhjamin e tepërt sipas studimit duhet të konsumoni yndyrna dhe karbohidrate. “Duke filluar nga mosha 15 veç deri në moshën 80 vjeç këshillohet një vrapim i lethtë në mëngjes, por përpara vrapit mos kini frikë të hani karbohidrate ose yndyrna, pasi trupi ka nevojë për ushqim, pasi gjatë stërvitjes së lethtë, yndyrnat e tepërta do të digjen direkt.  Hani ushqim me karbohidrate para dhe menjëherë pas trajnimit. Në këtë mënyrë, trupi do të ketë në dispozicion një burim të energjisë menjëherë të gatshëm për stërvitje”, - thonë studiuesit.
 
Seanca
 
“Në përgjithësi një seancë e rregullt me pesha të lehta stërvitje, është e mjaftueshme për të humbur peshë dhe për të mbrojtur muskujt. Kombinimi i dietës, pushimit dhe stërvitjes duhet bërë në një mënyrë të rregullt. Për shembull, nisni të konsumoni karbohidrate ose të bardhën e vezëve në mëngjes. Më pas bëni një vrap të lethtë, ose shkoni në palestër, gjithmonë pa i detyruar muskujt të forcohen.

Më pas vazhdohet me punën (për ata që janë në punë) ose me pushimin e drekës (për të moshuarit). Dreka duhet të jetë me ushqim të bollshëm, mundësisht perime, produkte të qumështit, apo dhe mish pule. Gjatë mbazdites në oraret 17:00-20:00, duhet patjetër që të bëni 10-25 minuta vrapim ose stërvitje, (mund të stërviteni edhe në shtëpi). Darka nuk duhet të jetë shumë e rënduar me ushqime, për shkak se duhet të mbroni stomakun. Konsumoni përgjithësisht fruta, ose një pjatë patate të skuqura”, - thotë studimi. Mos harroni që të pushoni, pasi sipas studimit, pushimi është një nga çelsat e mbajtjes së muskujve të fortë për gjatë gjithë jetës.
 

Lista e ushqimeve që duhet të konsumoni për të ruajtur muskujt

Mish lope
Gjoks pule
E bardha e vezëve
Kos
Thjerrëzat
Karbohidrate
Patate
Fruta (pas stërvitjes)
Vaj ulliri
Salmon
Arra

Risia, Birrë dhe kafe për të humbur peshë
 

Sipas një shkencëtari në Belgjikë, birra belge dhe kafja mund t’ju ndihmojnë për të rënë në peshë. Sipas Profesor Tim Spector, bakteret që i mbajnë njerëzit të hollë gjënden në masë të madhe të kafja, por dhe te birra që prodhohet në Belgjikë. Tim Spector, pretendon se mikrobet që jetojnë në trupat e njerëzve përbëjnë 90 për qind të qelizave të gjalla dhe kur largohen mund të sjellin shtimin në peshë.

 “Në krahasim me paraardhësit tanë të kohëve të fundit që jetonin jashtë, me dietat të pasura dhe të ndryshme dhe pa antibiotikë, ne kemi vetëm një pjesë të diversitetit të llojeve të mikrobeve që jetojnë në trupin tonë. Shkencëtarët vetëm tani kanë filluar të kuptojnë ndikimin e këtyre baktereve për të gjithë ne”,  - tha Spector. Studimi sygjeron që përbërësit e birrës belge të shtrihen në të gjithë Evropën si dhe të shtohet konsumimi i kafes turke.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta