3 të mitur në Tiranë me 'biznes online', hapin llogari në Instagram me emrin e një vajze! Kërkonin nga 15 mijë lekë për takime me djem

Përmes një llogarie të hapur në rrjetin social Instagram, 3 të mitur e kishin kthyer në ‘biznes’ përfitimin e shumave të parave përmes mashtrimit. Të tre, u premtonin personave të ndryshëm takime dhe marrëdhënie intime në këmbim të parave. Faqja e Instagramit, sipas burimeve nga policia, mbante emrin e një vajze, Migena Zenelaj, dhe në këtë formë kontaktoheshin djem të tjerë për t’u marrë shuma të ndryshme parash, teksa fillimisht u premtoheshin takime.

Një denoncim i bërë nga një 23-vjeçar, të cilit tre 17-vjeçarët të prezantuar si Migena Zenelaj i kishin kërkuar 150 mijë lekë të vjetra në këmbim të takimit, ka çuar në zbardhjen e mashtrimit. Pas hetimit të kryer nga hetuesit e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, u arrit identifikimi i tre të miturve, të cilët tashmë janë proceduar penalisht dhe po hetohen në gjendje të lirë për veprën penale të mashtrimit.

Policia ka mundur të sekuestrojë dy aparate celularë në përdorim të 3 të miturve dhe pamje nga kamerat e sigurisë në lidhje me dokumentimin e ngjarjes. Kjo nuk është hera e parë që fëmijë të mitur përfshihen në aktivitete kriminale të mashtrimit përmes rrjeteve sociale në këmbim të ofrimit të shërbimeve dhe takimeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë