Zjarret në vend/ 3 vatra në Berat, dyshohen të qëllimshme! Përkeqësohet situata në Tragjas të Vlorës, era favorizon flakët

Pasditen e sotme është raportuar një vatër e re zjarri në fshatin Tragjas të Vlorës, ku aktualisht vijon puna për shuarjen e flakëve, të cilat janë përpahur në një sipërfaqje të konsiderueshme ndikuar nga era. Mësohet se deri më tani,  zjarri nuk rrezikon banesat që ndodhen afër zonës së përfshirë nga flakët, megjithëse situata mbetet serioze. Ndrkohë, raporohet se janë ende aktive 7 vara zjarri në të gjithë vendin.

Aktualisht vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Mal Bardhë, Kurbin, që u ndez ditën e djeshme, ndërkohë vazhdon puna për shuarjen e tij. Gjithashtu, në Sojnik dhe Tunjë të Gramshit vijon puna për izolimin e një vatre. Në fshatin Niçë të Pogradecit, flakët janë vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen përfundimtare të vatrës.Vatrat e zjarrit në Kurbin dhe Pogradec, nuk janë problematike sa për të rrezikuar banesa apo përhapje shumë të gjerë, të gjitha ndodhet jashtë zonave të banuara. Ndërsa në fshatin Tunjë, situata paraqitet më problematike, kjo për shkak të terrenit malor, i cili vështirëson ndërhyrje me mjete zjarrfikëse. 

Në 24 orët e fundit për shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë vendin janë angazhuar 246 Forca Operacionale të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 30 mjete zjarrfikëse. 14 vatra zjarri u raportuan gjatë 24 orëve të fundit, ku 11 prej tyre janë shuar plotësisht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Zjarri në Tragjas të Vlorës, përkeqësohet situata , 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë në vendngjarje

Është përkeqësuar situata e zjarrit në fshatin Tragjas të Vlorës. Raportohet se në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete zjarrfikëse dhe ndodhen 12  efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, por për shkak të terrenit malor, zjarrfikëset e kanë të vështirë të shkojnë deri në vendin ku ndodhet vatra e zjarri. Përkeqësimi i situatës ka ndodhur po ashtu se flakët po favorizohen nga era, kjo nisur dhe nga pozita gjeografike e fshatit.

Report Tv mëson se deri më tani zjarri nuk rrezikon banesat që ndodhen afër zonës së përfshirë nga flakët, megjithëse situata mbetet serioze.

Ora 15:54
Zjarr masiv në Gramsh, terreni vështirëson punën e zjarrfikësve

Zjarr i fuqishëm prej mbrëmjes se djeshme ne fshatin Tunjë të Gramshit vijo të jetë ende aktiv.  Mësohet se zjarrfikësit ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe po luftojnë me flakët, por për shkak të terrenit të vështirë dhe erës po behët i pa mundur izolimi i flakëve.

Ora 14:51
Zjarr në Tragjas të Vlorës, zjarrfikësit dhe pyjorja po punojnë për shuarjen e flakëve

Raportohet për një situatë zjarri në fshatin Tragjas. 2 mjete zjarrfikëse dhe 8 efektive zjarrfikës dhe forcat e policisë së Orikumit ndodhen në zonë sëbashku me pyjoren.  

Ora 10:47
Tre vatra zjarri në vende të ndryshme në lagjen Kala Berat! Dyshohet i qëllishëm

1660133377_zjarrshqiperi2.jpg

Tre vatra zjarri janë njoftuar nga qytetarë të rastit në lagjen Kala Beratit. Sipas burimeve në Drejtorinë e MZSH Bashkia Berat pas njoftimit  për një zjarrin në shkurre pisha  në lagjen Kala janë nisur  në vend ngjarje  2 mjete zjarrfikëse dhe 6 punonjës të repartit zjarrfikës. Zjarri dyshohet  ishte i qëllimshëm pasi  ishte vendosur në 3 vatra të ndryshme dhe  distance nga njëra-tjetra. Pas vënies nën kontroll është  ndërhyrë me mjete rrethanore dhe me ujë për fikjen e tij. Situata në këto momente është u vunë nën kontroll. Po punohet nga insktoriati krimit për gjetjen e vënien pranga autorëve.

D.GJ/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro