3 vite hetim me Greqinë, pranga 40-vjeçarit që trafikonte klandestinë dhe drogë, pjesë e njërit prej 4 grupeve kriminale! Në total 58 të arrestuar

3 vite hetim me Greqinë, pranga 40-vjeçarit që trafikonte klandestinë dhe drogë, pjesë e njërit prej 4 grupeve kriminale! Në total 58 të arrestuar

Policia e Korçës ka arrestuar një tjetër person, pjesë e operacionit "Limit" si rezultat i të cilit në 12 shtator 2019 u shkatërruan 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve dhe trafikut të klandestinëve. Në pranga ka rënë 40-vjeçari Kastriot Hoxha nga fshati Kurilë i Devollit, duke e cuar numrin e të arrestuarve në 58, ndërsa në kërkim  janë 7 persona të tjerë.

Policia thotë se 40-vjeçari për qëllime përfitimi të grupit në të cilin bënte pjesë, transportonte emigrantë të paligjshëm, duke iu premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, si dhe merrej edhe me trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë,  i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Operacioni "Limit" pas një hetimi 3 vjeçar edhe me autoritetet greke është përmbyllur me 65 urdhër-arreste. Në kuadër të këtij operacioni  u shkatërruan katër grupe kriminale të trafikut të kokainës dhe kanabisit që përpunohej në vendin tonë dhe trafikohej në Greqi, Turqi dhe vende të BE-së.

Në këtë operacion u përfshinë rreth 300 efektivëve në disa qytete të Shqipërisë (Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë.

Si bëhej trafiku i drogës? Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike. Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë. Këtyre grupeve kriminale i është sekuestruar rreth 120 kg kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1.1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis, një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndriçim artificial, telefona celularë dhe disa automjete.  Ndërkohë, policia greke gjatë operacioneve të kryera ka sekuestruar rreth 200 kg kanabis, 3.5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1.3 kg kokainë.

Gjithashtu këto grupe kriminale organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb