3 vite hetime me Greqinë, shkatërrohen 4 banda: Fara kanabisi nga Holanda, kultivimi në laboratorë në Shqipëri, trafiku në vendet e BE (VIDEO)

TIRANE - Është përmbyllur me 65 urdhër-arreste një hetim tre vjeçar që çoi në shkatërrimin e katër grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe kanabisit që përpunohej në vendin tonë dhe trafikohej në Greqi, Turqi dhe vende të BE-së. Hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Shtetit dhe autoritetet greke, u finalizua me operacionin e fundit policor "Limit" me përfshirjen e rreth 300 efektivëve në disa qytete të Shqipërisë (Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë), ku ditën e sotme u arrestuan 17 persona, ndërsa 6 të tjerë janë aktualisht në burg, të arrestuar më herët, ndërkohë 8 janë në kërkim. Pra në Shqipëri të arrestuar 31 persona në total, 34 arrestime janë bërë në Greqi.

Në një deklaratë për median, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe prokurori i çështjes, Valdimir Mara, dhanë detajet.

Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) kanë zbuluar edhe skemën si funksionin këto grupe kriminale. Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike. Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

Gjithashtu këto grupe kriminale organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Së fundi, këtyre grupeve kriminale i është sekuestruar rreth 120 kg kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1.1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis, një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndriçim artificial, telefona celularë dhe disa automjete.

Ndërkohë, policia greke gjatë operacioneve të kryera ka sekuestruar rreth 200 kg kanabis, 3.5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1.3 kg kokainë.

Hetimet do të ndiqen nga Prokuroria për Krime të Rënda për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”,  “Kultivimi i narkotikëve”, “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Konkretisht u arrestuan:

S.N., 40 vjeç, banues në Tiranë;
Bilbil Shqalqi, 46 vjeç, banues në Mirditë ;
A. P. alias Arber Brahimi, 38 vjeç, banues në Korçë;
E. S., 35 vjeç, banues në Korçë;
K. Ç., 34 vjeç, banues në Korçë;
Gj.Ç., 63 vjeç, banues në Korçë;
B. Z, 55 vjeç, banues në Ersekë;
Gj. M., 32 vjeç banues në Korçë;
R. T., 32 vjeç, banues në Ersekë;
E. H., 33 vjeç, banues në Korçë;
E. M., 26 vjeç, banues në Korçë;
F. Ç. alias f. B., 35 vjeç, banues në Pogradec;
Edi Balla, 42 vjeç, banues në Tepelenë;
E.H., 34 vjeç, banues në Fier; 
A. B., 25 vjeç, banues në Tepelenë;
V. B., 33 vjeç, banues në Tepelenë;
F.D., 56 vjeç, banues në Tepelenë;
Agron Manka, 35 vjeç, banues në Këlcyrë;
B. V., 33 vjeç, banues në Sarandë;
A. C., 50 vjeç, banues në Durrës;
E. K., 37 vjeç, banues në Durrës;
E. J., 38 vjeç, banues në Ersekë
B. Z., 27 vjeç, banues në Ersekë.

"Policia e Shtetit është e vendosur në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar, parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit në përgjithësi. Gjithashtu Policia e Shtetit është e fokusuar në thellimin e bashkëpunimit me partnerët dhe agjencitë ligjazbatuese brenda dhe jashtë vendit, duke shkëmbyer informacione në kohë reale dhe zhvilluar operacione të përbashkëta me qëllim goditjen e plotë të grupeve apo individëve që ushtrojnë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit fton qytetarët të vijojnë të mbështesin dhe bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital, se vetëm bashkërisht e luftojmë më mirë paligjshmërinë dhe ndërtojmë një ambient sa më të sigurt për fëmijët tanë" njofton Policia e Shtetit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 12/09/2019 19:13

    Resoekt dhe mirenjohje per punen produktive te Policise se Shtetit te shqiptareve .

    Përgjigju
  • Alnedi: 12/09/2019 19:13

    Se kuptoj ket entuziazmin e Ard Veliut!!! O zotni i gjithe informacioni ka ardhe nga policite e vendeve te tjera, nderkohe qe policia jone bashke me prokurorine nuk kishte as me tvoglin informacion..mjaft me delirizma dhe diletantizma. Konference shtypi pa lidhje..

    Përgjigju
  • Selenicë: 12/09/2019 10:09

    Po në Vlore kur do kontrollojne se afer eshte

    Përgjigju
    • lexuesi: 12/09/2019 17:16

      Të paska zënë bitumi...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë