Operacioni Limit/ Apeli i GJKKO lë në burg 15 të pandehurit, akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike

Operacioni Limit/ Apeli i GJKKO lë në burg 15 të pandehurit, akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike

Apeli i GJKKO

TIRANË- Nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe 15 të pandehurit e arrestuar në kuadër të operacionit 'Limit' janë lënë në burg.

Grupi është gjurmuar që prej dhjetorit të kaluar, ku pas arrestimit të Genci Bamllarit, xhaxhait të një prej 'kokave' të grupit Olger Bamllarit, i cili vijon të jetë në kërkim, anëtarët e bandës i tremben një arrestimi të mundshëm. Në përgjime del edhe një grua Miranda, e cila është bashkëshortja Genc Bamllarit. Ajo njofton për arrestimin e tij.

Në datë 5 janar 2019 Olger Bamllari zhvillon një bisedë telefonike me xhaxhanë e tij në burg Genci Bamllarin, i cili i shpjegon se si ishte arrestuar duke aluduar se mund të jetë spiunuar nga dikush. Personat e përfshirë në këto grupe kriminale, duket se përdornin një aplikacion për të shmangur përgjimin e bisedave të tyre.

Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) kanë zbuluar edhe skemën si funksionin këto grupe kriminale. Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike. Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

Të gjithë të dënuarit

1. Sokol Nesimi dënohet 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar do kryejë 10 vite burg, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
2. Andrea Caca dënohet me 14 vite burg, me gjykim të shkurtuar do kryejë 9 vite e katër muaj, akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikeve" mbetur në tentativë, kryer ne bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
3. Besjan Zenel dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikeve" kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
4. Bilbil Shqalshi dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Grupi i strukturuar kriminal”.
5. Eljon Jaho dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
6. Emiliano Kalemi dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
7. Enkelejdi Sadik dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikeve", kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal
8. Kristo Çobaj dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
9. Aleksander Pepi (alias Aleksandër Bani) dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit te strukturuar kriminal
10. Festim Çorbaxhi (alias Bajraktari) dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit te strukturuar kriminal.
11. Hysni Sadiku dënohet me 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 6 vite, akuzohet për për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit te strukturuar kriminal.
12. Bektash Zenel dënohet me 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 5 vite akuzohet për për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotikëve", kryer ne bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
13. Gjergji Muke dënohet me 5 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj, akuzohet për veprën penale "Moskallezimi i krimit".
14. Romeo Tare dënohet me 5 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj, akuzohet për veprën penale "Moskallezimi i krimit".
15. Rexhep Ipek dënohet me 12 vite burg, nga gjykimi i shkurtuar do të kryejë 8 (tetë) vjet burgim, akuzohet për veprën penale "Grupi i strukturuar kriminal”.

Në kërkim
Olger Bamllari
Aldo Nesimi
Besjan Balca
Drini Balca
Kristo Ruçi
Gjergj Çollaku

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat