3 vite në koma, Schumacher
ngrihet në këmbë dhe ecën sërish

3 vite në koma, Schumacher<br />ngrihet në këmbë dhe ecën sërish
Piloti legjendar i Formula 1 Michael Schumacher 47 vjeç, dy vite e gjysmë pas aksidentit të rëndë ne alpet e Frances, bëri hapat e tij të parë me ndihmën e terapistit.
 
Media kineze “Yibada” e cila ka zyra në 35 kryeqytete të botës, e ka publikuar lajmin por nuk ka konfirmim zyrtar rreth gjendjes së Schumacher-it.

Informacionet e reja rreth pilotit të famshëm të F1 vijnë para një “terri mediatik” gjithnjë e më të madh rreth gjendjes së tij shëndetësore dhe e gjitha kjo me kërkesë të familjes së tij.
 
Ish-piloti i Formula 1 Philippe Streiff tha se Schumacher është i vendosur në karrocë invalidi, sepse nuk është në gjendje të lëvizë në mënyrë të pavarur.
 
Schumacher, piloti më i suksesshëm në historinë e Formula 1, në një aksident me ski në dhjetor të vitit 2013 pësoi dëmtim të rëndë në kokë dhe tru pasi u rrezua dhe përplasjes në një shkëmb. Ai mbeti në gjendje kome deri në shtator 2014 pas së cilës shërimin e vazhdoi në shtëpi.
 
Pas këtij rasti ka pasur shumë pak informacione në lidhje me shëndetin e tij dhe asnjë foto e tij nuk është publikuar pas aksidentit.

Më shumë informacione për shëndetin e legjendës së Formula 1 në muajt e fundit mediat botërore kanë kërkuar nga ish-kolegët e tij Jean Todt dhe Ross Braun, të cilët pas vizitës së Schumacher shkurtimisht thanë se ai ende është “duke luftuar”.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron