TIRANE- Historia e trajtuar në emisionin “Urbanika” në TV A1 REPORT, ka prekur zemrat e shumë shikuesve. Ergi (emër imagjinar) është vetëm 3 vjeç dhe është mbartës i virusit HIV AIDS. Nga të tre fëmijët vetëm më i vogli ka trashëguar këtë sëmundje nga e ëma e cila ka ndërruar jetë dy vjet më parë për shkak të kësaj sëmundje. Gjyshja e vogëlushit, nga emisioni “Urbanika” i ka bërë apel shtetit për ndihmë duke kërkuar ta sistemojnë në një institucion të voglin i cili ka nevojë për një përkujdesje shëndetësore më të madhe. Gjyshja e të voglit jeton së bashku me vogëlushin dhe dy motrat e tij më të mëdha, të cilat fatmirësisht nuk kanë rezultuar pozitive ndaj testit të HIV AIDS. Ata jetojnë me pensionin e gjyshes dhe me një ndihmë ekonomike prej 4000 lekësh, që edhe atë prej muajsh nuk e kanë marrë.
Ndonëse fëmijët kanë marrë statusin e jetimit dhe janë futur në skemën e ndihmës ekonomike nga e cila përfitojnë nga 3 mijë lek në muaj secili prej tyre, për shkak të procedurave të gjata ende nuk kanë arritur ta marrin këtë ndihmë. Gjysja e vogëlushit, këtë herë i ka drejtuar sytë nga shteti, në pritje të një përgjigje ajo shprehet se nuk ka mundësi të përkujdeset siç duhet për nipin e vogël të sëmurë, për këtë edhe kërkon që vogëlushi të pranohet në institucionet e posaçme ku dhe do të marrë ndihmën e duhur mjekësore si dhe trajtimin me rregull me medikamentet e nevojshme.
3 vjeçari me shishen e biberonit në dorë fle i qetë në divan. Ai është i vogël dhe nuk mund të kuptojë se është mbartës i sëmundjes së shekullit e cila i mori nga kjo jetë mamanë e tij vetëm 31 vjeçe. Shenjat e sëmundjes tashmë janë të dukshme. Gjyshja e vogëlushit tregon se si dy motrat më të mëdha e duan dhe e përqafojnë të vëllain, por ata ende nuk e dinë për sëmundjen e tij. Megjithse më të rritura, ato nuk do mund ta kuptonin sëmundje e të vëllait dhe asaj që i mori jetën mamasë së tyre. Kjo zonjë e moshuar, nuk di më se ku të qajë hallin. Ajo shpreson se pas transmetimit në këtë emision, shteti dhe institucionet e posaçme do t’i kthejnë sytë nga ky vogëlush që ka nevojë për ndihmë.
Shkrimi u publikua sot (08.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com