TIRANE- Pas aksionit në terren kundër informalitetit në biznese, qeveria parashikon të ashpërsojë penalitetet ndaj shkelësve, duke zëvendësuar masat administrative (gjobat), me burgim. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj prezantuan dje në mbledhjen e komisionit parlamentar të ligjeve, ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.
Një nga pikat më të debatueshme të kësaj pakete është neni 13 ku thuhet se ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm apo të paregjistruar në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve apo moslëshimi i kuponit tatimor, do të përbëjnë vepër penale dënimi për të cilat do të jetë 3 vite burg. Pas hekurave do të gjenden edhe punonjësit e administratës tatimore të cilët shkelin ligjin. Dënimi për ta, sipas ndryshimeve të propozuara në Kodin Penal, do të jetë 7 vite burgim. 6 muaj deri në 10 vite burg parashikohet për kontrabandën.
Debatet
Mbledhja u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës për masën e penaliteteve. Ndërsa Nard Ndoka, nga radhët e shumicës iu bashkua shqetësimeve të opozitës. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani theksoi se drafti parashikon ashpërsim të masave dhe zëvendësim të gjobave me dënime sipas veprës së konsumuar. “Hiqet masa me gjobë dhe zëvendësohet me masë penale. Parashikohen dy lloj shkeljesh, shkelje ne dogana dhe shkelje në tatime. Gjysma e bizneseve janë në informalitet, ndaj kjo solli dhe masat e marra nga qeveria”, është shprehur Cani.
Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar masat e prezantuara nga qeveria, duke i cilësuar si aksion represioni ndaj qytetarëve. “Alternativa e saj e vetme është burgu. Filozofia e ndryshimit sot burg për të varfërit dhe frikë të pasurit që ata të paguajnë pastaj ndonjë gjë në dorë. Por, kjo luftë është po kaq selektive”, tha Halimi. Kundër projektligjit, u shpreh edhe aleati i qeverisë, kreu i PDK-së Nard Ndoka, i cili kërkoi që të kthehej mbrapsht për t'u konsultuar me biznesin lidhur me këtë nismë. "Ky është një ligj revolucionar, por që nuk shërben për asgjë. Burg, burg, burg, pra këto rregulla nuk vendosen nëpërmjet dhunës”, tha Ndoka, qëndrim i cili solli edhe reagimin e deputetit të PS, Pandeli Majko i cili me jo pak ironi ju drejtua Ndokës: “Pastrohu nga viruset e PD, se ke qenë gjatë me ta”.
/Shqiptarja.com

VIDEO