'30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri'

'30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri'

Qyteti i Tiranës

Se këtu kam prindërit, motrat, vellain, të afërmit e mi. Se flas kudo gjuhën time. Se kurrë nuk ndihem e vetmuar. Se kemi det, mal, natyrë të mrekullueshme dhe shumë ditë me diell.

Se kemi histori të lashtë të admirueshme. Se kafenetë e lagjes i njoh me pëllëmbë, u di dhe çmimet dhe e pi kafen ku të dua. Se mund të vizitoj kurdo gjithë vendet, qytetet ku kam kujtime. 

Se mund të takoj miq të fëmijërisë e mësuesit e dikurshëm. Se njoh qindra variante e vende për të blerë dicka, lirë dhe mirë. Se njoh shumë njerëz te cilëve mund t’u drejtohem kur kam një hall.

Se di gjithë numrat e urgjencës, ambulancës dhe në çast mund të telefonoj për ndihmë. Se shkoj në dasma, ditëlindje e evente, ku festojmë alla shqiptarçe. Se çdo muaj kemi nga një ditëlindje në familjen e madhe dhe kjo është e mrekullueshme.

Se nuk më duhet të bëj punëra të rëndomta, pasi shkolla e lartë më ka vlejtur. Se s’kam ngelur asnjëherë pa punë, edhe pse të gjithë ankohen se s’ka punë. Se edhe kur më kanë hequr pa të drejtë, kam gjetur dicka tjetër me më vlerë për të luftuar

Se asnjëherë s’jam përzier në afera të pista dhe i kam bërë prindërit krenarë. Se nuk kam turp të kërkoj të drejtën, dhe s’guxon të ma hedhë kush. Se nuk e vras mendjen se ku do lë fëmijën, se gjyshërit të ndihmojnë me dëshirë.

Se kopshti dhe shkolla janë falas, të paktën deri në universitet. Se kam përjetuar dy sisteme dhe shumë histori i kam me të jetuar, jo me të treguar. Se politikanët dhe bota VIP janë pjesë e humorit të kësaj shoqërie. Se këtu bota rrotullohet shumë shpejt, sheh si shfryhen ata që fryheshin dikur nga nje post pune.

Se mosmirënjohësit dikur, shpesh kthehen dhe të luten. Se kam Kishën ku shkoj dhe atje i njoh të gjithë. Se ketu ka vendosur Zoti që unë të jetoj. Sepse nuk më ka dalë kurrë llotaria amerikane (edhe pse kam aplikuar).

Se nuk m’i ka hapur askush dyert për të ikur jashtë. Se të huajt po e preferojnë gjithnjë e më shumë vendin tone. Se nuk do doja ta gëzonin të huajt këtë vend, por fëmijët tanë.

Ps/ Ka dhe shumë arsye të tjera, por po e lë me kaq. Sekreti është të gjesh lumturinë aty ku fati ka vendosur që të jetojmë. Ndaj, mos u qani por jetoni të sotshmen aty ku ndodheni. Dhe luftoni çdo ditë për të bërë diçka për këtë vend dhe për t’ua lënë brezave në vazhdim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bujari: 14/10/2018 22:06

    Pershendje, E vleresoj shkrimin e zonjes dhe i them se nuk eshte e lehte te ikesh jashte e te ndertosh te ardhmen. Por me vjen keq qe akoma sot shqipetaret shikojne si zgjidhje ikjen jashte vendit. Me vjen keq kur shikoj miqte e mi qe kerkojne qe femijet e tyre te ikin sa me pare. Por i kuptoj, se jo te gjithe kane pasur fatin e mire te zonjes, te pakten qe jeton ne Tirane dhe ka pasur mbeshtetje politike e posizione te mira. I uroj fat zonjes dhe i them se ideja eshte e mire por mos ta lidhi shume me kafete e lagjes, se ndoshta ato kafete e lagjes jane pjese e problemit pse vazhdon ikja nga Shqiperia

    Përgjigju
  • Kotesia: 06/09/2018 10:48

    Shkrim i forte. 30 aresye qe permblidhen ne nje te vetme "kafene dhe dreka darka". Duket qe e ka marre jeten me rutinen kafe gjume kafe dhe prape gjume.

    Përgjigju
  • prifti qe ta ngjiti: 05/09/2018 14:43

    hipokrite dhe bythlepirese, nga mbiemri as shqiptare nuk dukesh zonja lepij lepij se dicka del.

    Përgjigju
  • BLENDI: 05/09/2018 13:59

    Te vetmteve qe "nuk u ben zemra"te largohen nga ky vend jane te punesuarit ne shtet,te cilet e shohin ate cope vend-pune si kopesht per te vjelur nga i vjen me mbare.

    Përgjigju
  • Rilindase: 05/09/2018 13:03

    Me siguri qe shkrimin ja ke huazuar xhaxhi Edit, Te lumt realiste deri ne palc. Hajde, hajde, nje shtet oligark ku oligarket e bejn jeten jasht ketij vendi. Po pse mo oligark nuk arsimoni kalamajt ne Shqiperi se zonja ka nje fakt trondites qe eshte pa lek deri ne universitet (sa per te qeshur). Po pse mor oligark nuk vizitoheni ne spitalet e vendit por merni fonde nga buxheti i deleve dhe shkoni jasht. Doni dhe pergjigje e? Normal qe po, dy shtyllat kurizore te nje shteti i ke ne meshire te fatit te degraduara totalisht zonje me 30 arsyet e kafes tate. Sepse cdo sekond ne kete vend te rrezikohet koka zonje me 30 arsyet e kafes tate. Sepse ecja ne per rruge eshte bere nje gangrene me pilota te formula 1 qe u diket rruga pist. Shko futi nje dush me uj te ftohte por kujdes se mos e pin se ky shtet nuk ofron uje te pijshem. Gjithashtu e e fatlumtur zonje realismi eshte dicka qe xhaxhi edi ty ta ka zvendesuar me nje tjeter shprehje por nuk po ta permend se do te bihe rend ne kete vakt dreke qe ke pergatitur me produkte ushqimore nga tregu shqiptar te super kontrolluara dhe qe semundjen e keqe e ka hequr nga fjalori jone. A more damlla, zoti i madh te japi kuragio dhe te iki e gjithe popullsia nga ky vend i mallkuar! Ti zonje vazhdo pi kafen me lagjen qe te njef cep me cep se kendvershtimi yt sot qenka per te “admiruar” PIKA !

    Përgjigju
  • Vlora: 05/09/2018 12:25

    Dhe pasi lotaria Americane nuk te ka dalé... Pak si bipolare me dukesh o zonje shume kontradiktore je brenda vetes dhe pse je perpjekur per tu dukur me Londineze se nje Londineze.

    Përgjigju
  • xXx: 05/09/2018 10:28

    Ajo pika e kafeneve eshte qellimi i jetes dhe ekzistencen tende ne Shqiperi...

    Përgjigju
  • Ilir: 05/09/2018 09:20

    shkrim i sakte , pa gjera te teperta dhe perseritje. Te ben te reflektosh dhe sic thote gazetaarja sekreti eshte te gjesh lumturine aty ku fati ka vendosur qe te jetojme......... sepse mund te bredhesh si cifutet neper bote dhe perseri fillon nga e para.

    Përgjigju
    • Aksi: 05/09/2018 11:24

      Sekreti eshte te kesh nje pune ne shtet, te kesh miq te forte e te jesh partiak, qe te hash buken rehat per 4-8 vjet. S'ka sekret tjeter ne Shqiperi. Zonja jeton ne nje flluske sapuni pa lidhje me realtitetin e prinderve qe s'paguhen nga pronari e nuk kane ku e kerkojne te drejten, e qe s'kane gjyshe e gjysher afer qe t'u mbaje femijet.

  • Hmmm: 05/09/2018 09:19

    Ku e di ti ca realiteti kane njerzit qe ikin nga Shqiperia. Sipas paragrafit te fundit qekan njerez qe sdine te knaqen. Shume mendim naiv. Si tere shkrimi ne fakt. Hartim i shkolles fillore. Ke nje mungese te qarte te perceptimit te realitetit ne Shqiperi dhe te realitetit ne BE. Cilesia e jetes atje eshte nje nivel tjeter. Ka plot njerez qe ikin qe ktej se skane shprese fare. Po dhe une qe jam si ty. Qe skam vuajtur per pune qe pasi mbarova nje master jashte i kam syte ne balle. Dhe per mua cilesia e jetes jashte eshte shume here me mire se ktu. Jete me e plote. Sidomos ne krahasim me jeten mediokre qe preshkrove ne artikull. Ka evente, koncerte, rroge dinjitoze, kursime, bileta avjoni me 10 euro, grupe per cdo lloj interesi qe ke, mundesia te krijosh biznes dhe mos te te bijne tatimoret ne qafe etj.

    Përgjigju
  • Nxnxkxkxk: 05/09/2018 08:54

    "Sepse nuk më ka dalë kurrë llotaria amerikane (edhe pse kam aplikuar).". Me kaq u thane te gjitha. 100% qe punon ne shtet.

    Përgjigju
    • Aksi: 05/09/2018 11:12

      Keshilltare ne Ministrine e Bujqesise. Ai argumenti i lotarise, qe s'i ka dale, i ve vulen gjithckaje. Ta kishte thene te paren ate, e dinim qe behej fjale per dhelpren dhe rrushte.

  • Optimisti: 05/09/2018 08:49

    ..sh.bukur..,si te ajo Perralla e Vjeter..,ku Plaku u tha Femijeve..,Duajeni e Punojeni Token bijte e mi ..se aty do te gjeni "Qypin me Florinj"...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja