Ka disa kohë që zhvillohet debati se pse Sali Berisha, Arlind Qori, komponentët e tjerë të opozitës, qoftë dhe njerëzit e mazhorancës e mbështetën aksionin e dhunës që dogji Tiranën, apo nuk u distancuan.

Intepretimet për këtë janë të shumta, hipotezat kanë cekur lidhje, arsye, inate, pritshmëri, e mjaft le të themi arsye që mund të kenë motivuar këto qëndrime.

Megjithatë pyetja kardinale që pak bëhet, është çfarë përfitimi politik kanë të gjithë këta aktorë e faktorë që e mbështetën djegien e Tiranës?

Sa pikë fituan, e sa mund të fitojnë në të ardhmen? Sot, Edi Rama, kreu i mazhorancës, mund të dalë me një qëndrim të fortë përpara një objekti të djegur e të mbajë një fjalim eksploziv, që mund të sjellë një efekt thuajse atomik për të gjithë këta faktorë e aktorë në aspektin politik. Këtë e tregojnë edhe sondazhet, por edhe fakti se qytetarët e Tiranës u distancuan menjëherë, drastikisht nga këta faktorë; qoftë edhe pjesëtarë të këtyre formacioneve.

Në këtë rast pyetja tjetër që shtrohet, të gjithë këta që e mbështetën apo duartrokitën dhunën është se përse e bënë kur nuk mund fitonin politikisht? Në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027 çdo kandidat i opozitës, qoftë edhe më i moderuari ndërmjet tyre Ilir Alimehmeti nëse vendoset nga PD, do të ketë në këmbë gjylen e djegies së Tiranës zvarrë, me të cilën nuk do të ecë lirisht.

Duket se e gjitha kjo nuk ka ndodhur kot, edhe pse duket se janë çmendur të gjithë. Të çmendur, skena laramane e protestës ka mjaft, e shumë prej tyre na dalin përnatë në televizione.

Megjithatë, aktorët e faktorët politikë që e mbështetën këtë aksion nuk e bënë se rrëshkitën si te ajo videoja kur një nënë thotë për djalin: “Ka ikur nga mendorja, është budalla!”. Që e bën natyrisht për ta shpëtuar të birin me ndjesinë e nënës.

Shpjegimi më normal i gjithë kësaj është set ë gjithë kanë pritur që për këtë aksion apo qëndrim të marrin shpërblime nga ato aktorë të mëdhenj jashtë Shqipërisë që i kanë shtyrë këto operacione.

Të cilat nëse shkaktonin apo qëllonin objektivin e duhur, mund të sillnin një përzierje apo më mirë të thuhet një trazik të zhvillimeve në vend.

Të cilat më shumë se politike janë gjeopolitike; duke nisur nga stopimi i procesit të anëtërësimit në BE, nga samiti i NATO-s që zhvillohet në Tiranë, bllokimi i projekteve të mëdha të investimeve në turizëm e infrastrukturë e kështu me radhë. Ndërkohë vendi niste një kalvar të vështirë e të komplikuar të gjetjes së një ekuilibri që natyrisht prish stabilitetin.

Posti që kanë luajtur të gjithë këto aktorë që e mbështetën cilin e dhunës ka qenë i lartë, si në një lojë pokeri, ndërkohë që mund të luanin një shah, që është lojë më elegante dhe inteligjente. Tani duhet të përballojnë pasojat…/ Tema