30 ditë protesta anti-qeveritare në Bullgari, kërkojnë dorëheqjen e Borissov: E korruptuar! (VIDEO)

Për 30 ditë radhazi  qytetarët bullgarë vazhduan protestat antiqeveritare. Rreth 5,000 demonstrues u mblodhën në qendër të kryeqytetit bullgar pavarësisht nga shiu duke bërtitur "Mafia!" dhe duke i bërë thirrje qeverisë së kryeministrit Boyko Borissov të japë dorëheqjen. Tubimet u zhvilluan në pesë qytete të tjera, përfshirë Varna dhe Plovdiv.

Gjatë tubimeve u bllokuan edhe disa nga kryqëzimet kryesore të qytetit duke shkaktuar bllokimin e trafikut.  Në përfundim të protestës policia deklaroi se kishte arrestuar 12 persona.  Gjatë muajit të kaluar, mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protesta çdo mbrëmje duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Boïko Borissov, i cili  ka qeverisur vendin që nga viti 2009. 

Protestat janë zhvilluar gjithashtu kundër kryeprokurorit Ivan Geshev, pasi oficerë të armatosur rëndë kanë sulmuar më 7 korrik zyrat e Presidentit Rumen Radev, një kritik i zëshëm i partisë në pushtet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Djdjdjdj: 08/08/2020 20:12

    Sa pafat disa shtete. Se mos na marrin mesysh ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!