Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjecar në flagrancë, pasi është kapur me 30 doza heroinë me peshë 3.6 gram. Në pranga ka përfunduar Fatmir Jonuzaj, 35 vjeç, banues në Vlorë.
Ai i janë gjetur edhe shiringa të cilat përdoreshin për injektimin e drogës në trup.

/Shqiptarja.com
Ai i janë gjetur edhe shiringa të cilat përdoreshin për injektimin e drogës në trup.

Njoftimi i policisë:
Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas me 30 doza Heroinë! Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: Fatmir Jonuzaj, 35 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet policore në lagjen ”Isa Boletini”, pranë vendit të quajtur ”Tre Serviset”, me 30 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, me peshë 3.6 gramë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com









