PATOS - Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë rreth 30 hektarë vreshta, ullinj dhe shkurre në fshatin Rërëz në Patos. Menjëherë në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset të cilët punuan për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet shkaku i këtij zjarri, i cili edhe pse ishte në një largësi rreth 200 metra nga shtëpitë paraqiti një rrezik të madh për ta.

Banorët e fshatit Rërëz të frikësuar nga flakët, të cilat shtoheshin në përmasa kanë bërë apel për ndihmë, duke u shprehur se janë të rrezikuar nga zjarri.

Në vendin  e ngjarjes kanë mbërritur edhe ekspertë të Policisë së Patosit për të parë nga afër situatën dhe zbardhjen e kësaj ngjarje , e cila u ka shkaktuar dëme të mëdha fermerëve.

Punonjësit e zjarrfikëses kanë izoluar vatrat e zjarrit për të mos kaluar ne shtepitë që ndodheshin afër dhe pas tre orësh, zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar plotësisht.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)