Mungesa e sigurisë në punë dhe mosmarrja e masave që sigurojnë jetën e punëtorëve, ka shkaktuar shumë viktima në kantiere. Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës, vetëm gjatë vitit 2023 janë shënuar 30 aksidente me humbje jete, ndërsa janë plagosur 168 punonjës.
Sektori i ndërtimit, që konsiderohet me i rrezikshmi, mban vendin e parë për numrin e lartë të aksidenteve dhe humbjet e jetës në punë, çka e dëshmojnë edhe shifrat e vëna në dispozicion Report Tv nga Inspektorati i Punës. Gjatë 2023 janë shënuar 32 aksidente në kantieret endërtimit, ku 8 prej tyre kanë humbur jetën. Pas sektorit të ndërtimit, vijnë minierat dhe fasoneritë, si sektorët me numrin më të lartë të punonjësve të plagosur dhe jetëve të humbura në punë.
Rasti më i fundit u shënua në Tiranë, ku për shkak të mosmarrjes së masave të sigurisë teknike nga firma e ndërtimit ‘Arlis’, ishte në Tiranë. Dy kalimtarë të rastit Hysen Lavdari dhe Imelda Shkëmbi 45 vjeç, mbetën të plagosur me lëndime të shumta nga rënia e skelës në bulevardin “Gjergj Fishta’ në zonën e ish nisharakut, ku më rëndë ishte i moshiari
Ndërkaq Inspektoratit i Punës konfimon se pas denoncimeve të ndryshme janë kryer gjithsej në të gjithë vendin 9938 kontrolle, dhe janë vendosur 148 masa administrative, duke nisur nga 43,675 lekë, ndërsa janë dhënë 1243 paralajmërime. Masat administrative janë vendosur kryesisht për subjektet që janë kapur me shkelje flagrante qoftë për siguritë në punë, apo shkelje të marrëdhënieve në punë.




B.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.9%
-
Jo
80.5%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prodhimi ‘Made in Albania’ dhe ndërtimi vijojnë të shtrenjtohen! Produktet e importit po vijnë më të lira në Shqipëri
5 Mars, 16:58
-
Të 'zezat' e punësimit! Vjet 32% më shumë informalitet se 2023-shi! 33 mijë punonjës në rreth 10 mijë biznese, me pagë minimale
5 Mars, 15:47
-
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat shumëkatëshe! Vjet u miratuan projekte me sipërfaqe 2.4 mln m², me vlerë 1 mld €
28 Shkurt, 14:53
-
Kriza e industrisë, numri i të punësuarve ra me 13.1% më 2024
27 Shkurt, 07:37
-
Rama iu përgjigjet komentuesve: S’ka më pagë 250 mijë lekë të vjetra në Shqipëri, në turizëm e ndërtim fitoni sa në Greqi dhe paguani më pak taksa (VIDEO)
24 Shkurt, 09:13
-
Eksportet më mirë, por ende larg vitit 2023! INSTAT: Vijon kriza e fasonerisë, në janar tekstilet ranë 2.3%
17 Shkurt, 16:02
-
Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë këtë vit, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave, rritja e çmimeve do ishte më e lartë
13 Shkurt, 18:57
-
Informaliteti/ Tatimet çojnë në Prokurori dy kompani ndërtimi në Tiranë, nuk deklaronin mbi 50% të pagave të punonjësve
6 Shkurt, 16:32
-
Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!
23 Janar, 16:51
-
Afrikë e Jugut/ 87 minatorë të vdekur në minierën e arit, shpërthejnë qytetarët: U lanë pa ushqim
17 Janar, 10:46
-
Ekonomia e kullave, eksperti i ekonomisë për Report Tv: Po pastrohen paratë e krimit në ndërtim, çmimet e fryra
14 Janar, 14:51
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor 2024, 08:07
6 muaj kam punuar ne ndertim ne Kruje tek pallatet e termetit.Siguria ne pune ishte zero dhe askush nuk ka ardh te kontrolloje se si punojne punetoret
Përgjigju