Sektori fason vijon rënien e lirë. Në vetëm 5 muaj, eksportet e tekstileve dhe këpucëve u tkurrën me 35.2 milionë euro, duke dëshmuar për thellim të humbjeve.
Referuar të dhënave të INSTAT nga janari deri në maj sipërmarrjet e këtij sektori kanë shitur jashtë vendit 445.5 milionë euro tekstile dhe këpucë.
Por, nga ana tjetër sektori po përballet edhe me largimin e kompanive të huaja, të cilat po zhvendosin aktivitetin e tyre nga Shqipëria drejt vendeve të treta. Për pasojë janë ngadalësuar kontratave të reja me jashtë. Importet janë rritur vetëm me 1.1 milionë euro në këtë pesëmujor të parë në krahasim me vjet. Në total në këtë periudhë janë importuar 375.6 milionë euro raporton INSTAT.
Vetë sektori i manifakturës thotë se shkaku kryesor për këtë rënie të vazhdueshme të sektorit, është zhvlerësimi i euros, pasi ju ka ulur fitimet. Ndërkohë që gjasat janë që kjo goditje të vijojë edhe për muajit në vijim, pasi të premten e 19 qershorit euro preku nivelin më të ulët historik prej 94.4 lekë, duke u zhvlerësuar me gati 4% krahasuar me vjet.
Por me afrimin e sezonit turistik, pritet që presionet mbi kursin të vijojnë, duke mbajtur monedhën evropiane në nivele të ulëta e për pasojë, thellim të humbjeve për fasonerinë.
Ndikim negativ sipas sipërmarrjeve të këtij sektori po japin edhe zhvillimet gjeopolitike ndërkombëtare, përfshirë konfliktin në Lindjen e Mesme, që kanë sjellë tkurrje të kërkesës për produktet e modës, si dhe vonesa në furnizimin me lëndë të para.
Komente











