Jo vetëm falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit si karta identitetit, pasaporta apo vizat ishin pjesë e punës së grupit kriminal që trafikonte shqiptarë drejt Amerikës dhe Britanisë e Kanadasë.
Report Tv ka mësuar se ky grup përpara se t'i niste shqiptarët drejt këtyre vendeve fillimisht i kalonte në qendra estetike për të përshtatur pamjet e tyre të jashtme në flokë e fytyrë me personave të cilëve u ishte marrë pasaporta e huaj.
Shtetasi I.Z rezulton se është një prej shqiptarëve i cili ka udhëtuar drejt Bullgarisë me destinacionin final Amerikën.
I shoqëruar nga trafikantët emigranti i paligjshëm është ndalur fillimisht në një qendër estetike ku ai është kuruar për pamjen e jashtme për ti ngjarë sa më shumë Bullgarit të cilit i ishte marrë pasaporta.
Ky grup kriminal u zbulua vetëm pak ditë më parë nën operacionin e koduar “one if by land” ndërsa në pranga ranë 40 persona, 35 trafikant dhe 5 efektiv policie njëri prej tyre për dekonspirim të operacionit.
Nga hetimi pasurorë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur të sekuestroj një shumë të konsiderueshme parash ta paguar nga emigrantët, mbi 10 automjete, disa llogari bankare si dhe një agjenci turistike.
-
nuk eshte krim te nisesh njerez qe duan te punojne ne amerike e kanada sepse i shpeton mga ferri qe jetojne ketu e te ndare nga familjaret e tyre sepse shteti jone eshte i pa fuishem per te mbajte njerezit ketu ktimi eshte droga qe po mbyt rinine e qe pasuron pushtetaret per te tu tallur si kane bere sot e 25 vjet me pare ku shqiperia po te kishte drejtues do te ishte nje zvicer e vertete sot.
Përgjigju -
SHQIPERIJA ka probleme me te MEDHA se ky problem qe po sterzmadhohet duke heshtur per problemin e Droges se DREJTUESVE te PS C BEHET ME TAHIRIN ISH SEKRETARI ORGANIZATIV I PS PER PROBLEMIN E “ DROGES”
Përgjigju -
kto banda jane te edi rames dhe gramoz ruçit.
Përgjigju








Komente
Komento