30 milionë euro për strategjinë
kombëtare të punësimit
Rreth 30 milionë euro është shifra që shkon në mbështetje të Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014 -2020.
Rreth 30 milionë euro është shifra që shkon në mbështetje të Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014 -2020.
Genta Prodani, Drejtore e Punësimit në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, në një prononcim për ATSH-në bëri me dije se strategjia kombëtare për punësim dhe aftësi 2014-2020, nuk ka për qëllim vetëm punësimin e të rinjve, por edhe të disa kategorive, që kanë veçanërisht nevojë për ndihmë. “Një nga prioritetet tona është mbështetja e grave, futja e tyre në tregun e punës.
Për gratë që janë me fëmijë në ngarkim, mbështetja është, 120 % e pagës minimale. Mbështetja buxhetore shkon për strategjinë e punësimit dhe jo vetëm për 7 programet e nxitjes së punësimit. Këto të fundit janë pjesë sepse përbëjnë një nga indikatorët, por janë dhe 9 të tjera ku përfshihet punësimi i të rinjve, grave mbështetje për arsimin profesional apo zyrat e punësimit”, vuri në dukje ajo. Sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale, plani kombëtar i punësimit ka rezultuar i suksesshëm në 2 vitet e para të zbatimit të tij dhe kjo dëshmohet edhe me shifra. “Kemi qenë shumë të fokusuar në punësimin e të rinjve, i cili aktualisht është rritur me 4.9%, në krahasim me dy vite më parë. Nga programet e nxitjes së punësimit ne kemi 5000-5500 persona çdo vit, që punësohen.
Rreth 60% e tyre janë të rinj dhe 70% e tyre janë femra, pra kemi ulje me 2%, të hendekut gjinor në punësim” shtoi më tej ajo. Sipas drejtoreshës, mbështetja buxhetore nuk është vetëm për programet e nxitjes së punësimit por në mbështetje të Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2914 -2020.
Strategjia kombëtare e punësimit mbështetet financiarisht nga buxheti i shtetit, nga donatorë, por edhe nga Bashkimi Evropian.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.2%
-
Të gabuar
46%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 11028
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit
27 Shtator, 18:57
-
Jakin Marena: Salianji në burg, tremben Berisha e Meta, erdhi radha?!
27 Shtator, 18:44
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli sulme të reja në jug të Bejrut-it! Media: Objektivi ishte lideri i Hezbollahut (VIDEO)
27 Shtator, 18:30
-
Këshilltari i Orbanit: Hungaria me gjasë s’do t’i rezistonte një pushtimi rus
27 Shtator, 18:09
-
Idajet Beqiri: Salianji bëri akt të turpshëm! Ndryshuan zërin dhe ofruan 300 mijë euro! Si nuk u skuqet faqja?
27 Shtator, 18:02
-
Njihej për rolet e saj në 'Harry Potter' dhe 'Downton Abbey', ndahet nga jeta aktorja Maggie Smith
27 Shtator, 17:43
-
VIDEO/ Momenti kur Salianji dorëzohet në Policinë e Tiranës
27 Shtator, 17:40
-
Salianji dorëzohet në Policinë e Tiranës: Betejë që nuk përfundon, do t’i çmontojmë banditët
27 Shtator, 17:36
-
Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës
27 Shtator, 17:25
-
Salianji del nga selia e PD për t’u dorëzuar: Do përballem me regjimin aty ku e kanë kërkuar, refuzova ngujimin
27 Shtator, 17:23
-
Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës
27 Shtator, 17:16
-
Aksident në Vlorë! Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal! 2 të plagosur
27 Shtator, 17:16