30 mln lekë dëm shtetit nga tenderët/ Merren të pandehur tre zyrtarë të klubit Vllaznia

30 mln lekë dëm shtetit nga tenderët/ Merren të pandehur tre zyrtarë të klubit Vllaznia

Foto ilustruese

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër mori të pandehur dhe dërgoi për gjykim ish-administratorët e klubit të futbollit “Vllaznia” sh.a dhe financierin e këtij klubi. 

Për ta u ngrit akuza për shpërdorim detyre, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe shpërdorim i fondeve publike duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej afro 30 000 000 lekësh. Konkretisht, shtetasit Fatos Gjyrezi, administrator i shoqërisë nga data 1 shtator 2012 deri në datën 12 gusht 2014, Neritan Kalamishi, administrator i shoqërisë nga data 12 gusht 2014 deri në datën 8 janar 2016 dhe Denis Fani financier i shoqërisë.

Gjithashtu ndaj këtyre shtetasve është filluar procedimi penal për pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Sezonin që sapo është mbyllur, Vllaznia ra një kategori më poshtë për herë të parë në historinë e futbollit elitar, pas problemeve të  shumta që shoqëronin klubin prej disa sezonesh.  

Punësonin më shumë lojtarë sesa numri i të federuarve nga FSHF
Ata kanë vepruar në kundërshtim me ligjin “Për sportin” duke punësuar më shumë lojtarë se sa numri i lojtarëve të federuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për sezonin përkatës futbollistik si dhe duke trajtuar të gjithë lojtarët si dhe antarët e tjerë të klubit si psh: trajnerët apo mjekët me kontratë shërbimi dhe jo me kontrata punë. Kjo ka sjellë si pasojë mos pagimin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në dobi të buxhetit të shtetit.  

Nga ana e tyre nuk është zbatuar ligji “Për prokurimin publik” i ndryshuar, si dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 914 datë 29 Dhjetor 2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar. 

Ndër vite dhe vazhdimisht klubi rezulton të ketë blerë sasi të konsiderueshme karburanti, të ketë kontraktuar shoqëri transporti, hotele për fjetje të futbollistëve, apartamente /shtëpi banimi për strehimin e futbollistëve, trajnerëve, mjekëve, të ketë blerë veshje dhe pajisje të tjera për futbollistët, të ketë lidhur kontrata qiraje për fusha futbolli, ka shtypur/prodhuar biletat e ndeshjeve etj etj pa kryer asnjë procedurë prokurimi por duke kontaktuar privatisht me palët e interesuara dhe të njohura personalisht prej tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dalip: 25/07/2018 14:34

    mbrenda vetem , hajdute kudo ky ven

    Përgjigju
  • Kafsha: 24/07/2018 18:03

    Nga 30 vjet burg për secilin...ti dërrmojn baj gat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar