Prokurori i Cremonas, Roberto Di Martino ka lëshuar alarmin për trukimin e ndeshjeve në kampionatin italian të futbollit. Sipas tij, pavarësisht hetimeve dhe dënimeve, aktiviteti i trupimit të ndeshjeve akoma vazhdon.
“Kemi kryer 4 arrestime, 16 kontrolle, në të cilat kanë bashkëpunuar skuadrat e Bolognas, Milanos, Romës, Messinas, Varese, La Spezias, Anconës, Veronës, Sienas, Riminit, Genovas dhe natyrisht Cremonas.
Disa prej kontrolleve kanë pasur rezultat duke dhënë fryte për punën e hetuesve të cilët kanë gjetur shënime dhe dokumente përmbajtja e të cilave ka lidhje me bastet. Jemi përballë një fakti të qartë dhe pavarësisht hetimeve dhe arrestimeve një pjesë e mirë e këtyre personave vazhdojnë të bëjnë atë që bënin më parë.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se janë afro 30 ndeshje të fiksuara në Seria A” tha ai. Janë 30 ndeshjet e Serisë A për të cilat ka pasur kontakte mes një prej 4 të arrestuarve, Francesco Bazzani dhe futbollistëve apo drejtuesve që i përkasin skuadrave që do të luanin një apo dy ditë pas telefonatave.
Në listën e personave që janë vendosur në hetim nga policia italiane, i përfshirë jo drejtpërdrejt, sipas të përditshmes ‘Gazzetta dello Sport’, është edhe emri i ish-sulmuesit të kombëtares shqiptare të futbollit, Igli Tare, që tani është drejtor sportiv i Lacios. Tare ka pasur kontakte me një nga personat e arrestuar, Francesco Bazzani i cili ka pasur lidhje të rregullta me botën e futbollit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com