Mbi 150 persona, mes tyre dhe fëmijë, nga lagje të ndryshme të Krujës me shenja helmimi në urgjencë, 18 të shtruar në spital! Qytetarët: Kemi pirë në çezmë! Ndërpritet uji në të gjithë qytetin

KRUJË- Mbi 150 persona janë paraqitur prej dy ditësh në Spitalin e Krujës me shqetësime të ndryshme, kryesisht me simptoma diarreje, të vjella, dhimbje barku edhe temperaturë. Të sëmurët janë të të gjitha moshave, nga fëmijët deri te të moshuarit, dhe janë nga të gjitha fshatrat e Krujës.

Dyshimet e tyre të para lidhen me helmimin nga uji i pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit, që në Krujë konsumohet masivisht.

 “Kemi të vjella kanë filluar mbrëmë në darkë, s'kam konsumuar ndonjë, thjesht ushqime të zakonshme, kam pirë ujë çezme, ka shqetësime me të vjella dhe goca".

"Kam unë dhe goca shqetësime, kemi konsumuar ujin e rrjetit".

"Kam të vjella, ushqim si përherë, ujë kam konsumuar, ujë të rrjetit, dje në darkë më janë shfaqur shqetësimet, kam edhe nipin që ka shfaqur shqetësime”, shprehen disa nga qytetarët për Report Tv.

Nga ana e personelit të shëndetit publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit të cilat janë dërguar për ekzaminim, e ndërkohë është ndërprerë furnizimi në të gjithë qytetin deri në daljen e përgjigjeve zyrtare. Policia ka njoftuar organet e shëndetit publik dhe të Autoritetet Kombëtar të Ushqimit, për të sqaruar situatën.

Nga ana tjetër, priten analizat nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Krujë dhe Tiranë. Grupi hetimor ndërkohë po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.  Ndërkohë, nga ana e Bashkisë dhe institucioneve të tjera nuk ka asnjë prononcim. I vetmi reagim nga ardhur nga Policia e Krujës, e cila në deklaratën e saj thuhet se bëhet fjalë për 35 persona, por burimet të sigurta për Report Tv tregojnë se bëhet fjalë për mbi 150.

"Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut. Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve", njofton Policia.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:45
18 të shtruar me shenja helmimi në Krujë, deputetja e PD-së viziton qytetarët në spital

Deputetja e Partisë Demokratike për qytetin e Krujës, Merita Bakiu, ka vizituar disa nga qytetarët e shtruar, pasi u paraqitën në spital me shenja helmimi. Aktualisht në spital janë shtruar 18 pacientë. Sipas PD-së së fundmi në Krujë është bërë një përurim elektoral në ujësjellës dhe uji ka ardhur vazhdimisht i ndotur.

Ora 18:23
Rritet numri i personave që kanë shfaqur shenja helmimi në Krujë, shkon në mbi 150 të prekur

1635174454_qytetareishtruar.jpg

Report Tv ka mësuar se është rritur numri i personave që kanë shfaqur shenja helmimi në Krujë. Nga sa mësohet bëhet fjalë për mbi 150 persona që kërkuar ndihmë në spital.

Ora 17:12
Mbi 100 persona në spital të Krujës me shenja helmimi, qytetarët për Report Tv: Kemi pirë ujë çezme

 

Qytetarët të cilët janë paraqitur në spitalin e Krujës me të vjella, kanë treguar për mikrofonin e Report Tv, se kanë konsumuar ujin e rrjetit, çka mund të jetë shkaktar për helmimin.

"Kemi të vjella kanë filluar mbrëmë në darkë, s'kam konsumuar ndonjë, thjesht ushqime të zakonshme, kam pirë ujë çezme, ka shqetësime me të vjella dhe goca

Kam unë dhe goca shqetësime, kemi konsumuar ujin e rrjetit

Kam të vjella, ushqim si përherë, ujë kam konsumuar, ujë të rrjetit, dje në darkë më janë shfaqur shqetësimet, kam edhe nipin që ka shfaqur shqetësime", shprehen disa nga qytetarët për mikrofonin e Report Tv.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kot: 25/10/2021 17:02

    ne c vend behet fjale helmimi

    Përgjigju
    • XXX: 26/10/2021 02:54

      Tek p*dhi sateme

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj