30 pikturat për Vilën Qeveritare
të Vlorës janë pronë e Galerisë

TIRANE- Tridhjetë veprat që do të ekspozohen në Vilën Qeveritare të Vlorës janë pronë e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe ekspozimi i tyre do të jetë për një kohë të caktuar, sqaron për “Shqiptarja.com” drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani.

Me këtë rast ai rrëfen edhe qëllimin që ka një ekspozim i kësaj natyre në institucionet dhe vilat qeveritare. Duke folur rreth kësaj teme, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve prek një “temë delikate” ku mësohet se qeveria e mëparshme bënte blerje në ankande “të pikturave të tregut”, që sipas tij “nuk vlejnë dy lekë”. Ky është vetëm njëri nga argumentet që justifikon lëvizjen e pikturave të fondit të GKA-së drejt institucioneve shtetërore, nga Artan Shabani, i cili kohë më parë me sakrifica i ka mbledhur ato për t’ia kthyer fondit. Cila është strategjia e re, ndërkohë që veprat që i delegohen për ekspozim vilës qeveritare të Vlorës mbajnë emrat e artistëve të shquar si Sali Shijaku, Vilson Kilica, Danish Jukniu, Guri Madhi, etj. Shabani rrëfen me hollësi se pse ka rëndësi ekspozimi i tyre në ambientet e Vilës Qeveritare në Vlorë. 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë