30 prill, përfundon deklarimi i të
ardhurave për fitimet gjatë 2013-ës
Sot është dita e fundit, e parashikuar nga ligjet fiskale shqiptare, për të dorëzuar vetëdeklarimin e të ardhurave, mbi bazën e të cilave do të kryhet edhe pagesa e tatimit për vitin 2013.
TIRANE- Sot është dita e fundit, e parashikuar nga ligjet fiskale shqiptare, për të dorëzuar vetëdeklarimin e të ardhurave, mbi bazën e të cilave do të kryhet edhe pagesa e tatimit për vitin 2013. Detyrimi për deklarim përfshin të gjithë individët që realizojnë te ardhura vjetore nga të gjitha burimet në shumën totale më shumë se 2.000.000 lekë (përfshirë individët rezidentë dhe jorezidentë me të ardhura brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Shqipërisë). Prej vitit 2011, secili individ që realizon të ardhura vjetore nga të gjitha burimet në shumën totale më shumë se 2,000,000 lekë brenda vitit fiskal (përfshirë individët rezidentë me të ardhura brenda dhe jashtë territorit te Republikës se Shqipërisë, si dhe jorezidentë me të ardhura brenda territorit te Republikës se Shqipërisë) duhet t’i deklarojë ato deri në fund të prillit të vitit pasardhës. Individët brenda familjes që kanë të ardhura nga burime të ndryshme janë të detyruar të deklarojnë individualisht, nëse plotësojnë kriterin e realizimit të të ardhurave.
Përjashtohet nga detyrimi për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale çdo individ, që realizon të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet në shumën totale më pak se 2.000.000 leke brenda vitit fiskal. Ligji nuk i përjashton zyrtarët publikë, që kanë detyrim ligjor deklarimin e pasurisë. Deklarata që ata bëjnë për deklarimin e pasurisë mund të përdoret si një argument shtesë për burimin e shumave të të ardhurave vjetore të realizuara nga ta.
Diferenca midis totalit të të ardhurave bruto dhe shpenzimeve të zbritshme përbën të ardhurën e tatueshme të individit. Nëse diferenca është pozitive, deklaruesi, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së deklaratës vjetore të të ardhurave, bën pagesën e tatimit. Nëse diferenca është negative, administrata tatimore ia kthen deklaruesit shumën e taksave të paguara më tepër ose, me pëlqim të deklaruesit, kjo shumë mund të përllogaritet si pagesë e kryer për vitin tatimor vijues. Shumës së këtij tatimi, i zbriten tatimet e paguara gjatë periudhës tatimore të dokumentuara nga mbajtësi në burim i këtyre tatimeve.
Për individët rezidentë fiskalë shqiptarë, që kanë realizuar të ardhura dhe janë taksuar për ato jashtë Republikës se Shqipërisë në vende me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë, tatimet e paguara të vërtetuara nga autoritetet e këtyre vendeve janë të zbritëshme. Deklaruesit që kanë të ardhura vjetore prej të paktën 1.050.000 lekësh nuk përfitojnë nga e drejta e llogaritjes së shpenzimeve të zbritshme.
Shkrimi u publikua sot 30 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 3000
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç
29 Nëntor, 22:51
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Lezhë/ Zjarr në fabrikën e këpucëve në Kurbin, shuhet pas më shumë se 2 orësh, digjet magazina e vajrave (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46