30 prilli është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA).
Detyrimin për dorëzimin elektronik të deklaratës e kanë individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2023 kanë pagë bruto vjetore mbi 2,000,000 lekë apo ata, të cilët janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit.
Deklarata DIVA gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi.
Rubrikat e sipërpërmendura, megjithëse gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato. Gjithashtu fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit përsa i takon Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi.
Deklarimi i të ardhurave, përveçse është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.
Të dhënat zyrtare nga tatimet referojnë se në vitin 2023 kishin detyrimin për të plotësuar DIVA-n 106,208 persona. Në vitin 2024, kanë afat, deri në datën 30 prill të këtij viti, rreth 75 mijë individë, që kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit./ ATA
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.2%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2301
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor 2024, 21:03
-
Rishikohet buxheti dhe miratohen rrogat e reja të administratës këtë muaj! Gati drafti me fashat e reja të tatimit për pagat e të rinjve
9 Qershor 2024, 17:20
-
Afati i fundit për deklarimin e DIVA-s, gazetarja në 'Përballje': Për të dypunësuarit pagat bashkohen dhe rivlerësohet tatimi! Ata që marrin mbi 2 mln nuk ka kosto ekstra
30 Prill 2024, 14:49
-
Sot skadon afati për 73 mijë persona të dorëzojnë DIVA-n, gjobë me interes dhe kamatvonesë për ata që nuk sjellin deklaratën
30 Prill 2024, 14:45
-
Edhe 5 ditë afat, mbi 73 mijë persona duhet të dorëzojnë DIVA-n! Tatimet për Report TV: Vjet ishin mbi 49 mijë individë në më shumë se 1 punë
25 Prill 2024, 15:55
-
Vrojtimi i Këshillit të Investimeve, rritet mosdeklarimi i pagave reale! 73% e kompanive pranojnë se ka informalitet
16 Prill 2024, 17:00
-
Investigimi 1/Nëndeklarimi i pagave rrezikon ekonominë! 600 mijë të punësuar pa sigurime, thellohet deficiti i skemës së pensioneve
8 Mars 2024, 20:48
-
Nuk deklaroi shumën 13 mijë euro në Kakavijë, vihet në hetim 27-vjeçari
2 Shkurt 2023, 09:23
-
Tatim progresiv ose taksë fikse për profesionet e lira, Ibrahimaj: Ofrojnë shërbim dhe s’taksohen! Do ndryshojë tatimi i të ardhurave personale e i dividentit
20 Maj 2022, 14:54
-
4 maji afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave! Tatimet: Në pritje të mbi 82 mijë qytetarëve! 68 mijë të dypunësuar që iu rritet tatimi pas deklaratës
30 Prill 2022, 16:14
-
S’ka më afat për qytetarët për dorëzimin e DIVA-s, kush s’dorëzoi deklaratën e të ardhurave do gjobitet! Deri më 29 qershor u dorëzuan 43.800 deklarata
30 Qershor 2021, 16:59
-
‘Ligjet’ miratojnë shtyrjen e afatit për dorëzimin e deklaratës individuale të të ardhurave! Vjerro: Nga dorëzimi i deklaratës fitojmë 1.2 mld lekë
24 Maj 2021, 22:28