30 punonjës të fushës sportive Shkodër 5 muaj pa rroga, Ademi-Sindikata: Fajin e ka prefekti dhe kriza! Millja: Do e miratojmë

SHKODER-30 punonjës të fushës sportive “Reshit Rusi” në Shkodër prej 5 muajsh nuk kanë marrë pagat. Në mars këshilli bashkiak vendosi që të kalonte 200 mln lekë për pagat dhe shpenzime të tjera, por vendimi u kthye nga prefekti me argumentin se një shumë e tillë nuk mund të kalohet para zgjedhjeve. Në mbledhjen e fundit për këtë mandat në 11 Qershor nuk u mor asnjë vendim për shkak se në këshillin bashkiak nuk u plotësua kuorumi duke pritur të zgjedhurit e rinj të 30 Qershorit.

Kjo ka bërë që punonjësit të mbeten pa paga prej 5 muajsh. Shqetësimi është ngritur nga Kryetari i Bashkimit të sindikatave në Prefekturën e Shkodrës, Albert Tukaj. Ai  i bën thirrje kryetares në detyrë të Bashkisë Voltana Ademi që të ulet në bisedime me prefektin Cesk Millja për zgjidhjen e këtij problem mjaft shqetësues për punonjësit.

"Atëherë unë ndodhem në stadiumin  e Shkodrës“Reshit Rusi” në Shkodër me këto antarë të BSHF rajoni Shkodër për të përcjellë nëpërmjet jush shqetësimin madhor që kanë këto anëtarë tonë drejtuar këshillit bashkiak Shkodër, prefektit Shkodër dhe administratorit e Sh.a   Vllaznia  për mos marrjen e pesë pagave, por për të përcjellë edhe shqetësime të tjera madhore të punojnsve.  Ju e dini që është shoqëri aksionere dhe 100% kapital i bashkisë Shkodër.

Para shumë kohësh këshilli bashkiak ju ka deleguar klubit Vllaznia 450 milionë lekë të vjetra të cilat janë shpenzuar deri në muajin qershor.  Me një vendim tjetër këshilli bashkiak ju ka deleguar edhe 200 milionë lekë të tjera për fondin e pagave, për fondin e sigurimeve shëndetësore të këtyre punojnsve të cilat ishin pa paguar. 

Mirëpo dihet se ky fond do të firmosej edhe nga prefekti i Shkodrës  gjë të cilën ai nuk e bëri me argumentin ligjor se ai nuk i njeh vendimet e këshillit bashkiak të vjetër. Për shkak të politikës së brishtë për  shkak të ngatërresave janë penalizuar këto punonjës" tha Albert Tukaj. "Ne as nuk kërkojmë rroga shtesë, as vjetërsi pune, as 15 ditsha, as orë jashtë orarit. Kërkojmë atë rrogë që është minimale që nuk e ka kush në Shkodër më të vogël sesa ne" tha njëri nga punonjësit e fushës.

Edhe kryetarja e bashkisë në detyrë Voltana Ademi akuzoi prefektin për gjendjen e krijuar. "Shqetësimi është ngritur shumë herë. Situata ku ndodhet bashkia është pak komplekse dhe lidhet me krizën politike. Këshilli Bashkiak ka 3 muaj që nuk merr asnjë vendim. Në bashkinë Shkodër nuk ka një vendimmarrje që lidhet me vijueshmërinë e punës për t'u ekzekutuar nga ekzekutivi, administrata e bashkisë Shkodër dhe për pasojë ka edhe pengesa që vijnë në shërbimin që ne realizojmë.

Ka pasur miratim nga Këshilli Bashkiak për alokimin e fondeve. Kjo vendimmarrje nuk është kaluar nga Prefekti i qarkut Shkodër. Duke parë problematikën i jemi referuar edhe njëherë Këshillit me datën 11 qershor 2019 dhe sot jemi në muajin shtator dhe nuk kemi një shqyrtim apo një vendimmarrje që do të duhet të adresojë paratë e buxhetit. Paratë që ka në dispozicion Bashkia Shkodër janë të mundshme për tu alokuar sepse ne i kemi dërguar për miratim. Ajo që kërkohet menjëherë  është një vendimmarrje për përdorimin që nuk mund ta realizojë bashkia Shkodër" tha ajo.

Ndërkohë i pyetur për këtë çështje prefekti Millja nuk ka pranuar të prononcohet,  por ka theksuar se në mbledhjen e parë të këshillit të ri bashkiak do të diskutohet edhe për këtë shqetësim të punonjësve të fushës. Megjithatë duket se zgjidhja e problemit është ende larg për shkak të përplasjeve mes Voltana Ademit që nuk liron zyrën dhe socialistëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 13/09/2019 12:29

    RROFTE PD E VOLTANA.SHUME MIRE JA U KA BA.Delni ne protesta,atehere do ju paguaj Voltana.Do ishte ma mire te largoheni fare nga puna.

    Përgjigju
  • Populli: 12/09/2019 23:03

    O gazetaruc ku i sheh 30 punonjes? Aty jane 6 puntore dhe 3 kameraman jepni lajme te sakta jo me muhabete kafenesh dhe militantesh,pse nuk ma pasqyroni komentin e me perpashem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit