30 vite me rrugë me gropa, gjirokastritët duan zgjidhje: Gjatë dimrit duhen çizme, në verë na mbulon pluhuri

Prej vitesh banorët e lagjes ish-SMT në Gjirokastër vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Ata shprehen se vështirësitë i hasin më tepër gjatë dimrit, ku për të ecur duhen çizme.  Me gropa,  pa trotuare dhe pa asfalt. Këto janë rrugët e lagjes ish-SMT në Gjirokastër.  Gjatë verës pluhuri përhapet kudo, ndërsa në dimër lëvizja bëhet vetëm me çizme.

Të indinjuar pasi zona e tyre nuk njeh investime prej më shumë se 30 vitesh, banorët thonë kërkojnë një zgjidhje.

“Shikoje rrugën. Nuk kalojmë dot. Si të kalojmë. Atje poshtë më mirë. Sa herë kërkojmë, kërkojmë, kërkojmë. Nuk është rrugë kjo”, tha një banore.

“Na mbyti pluhur. Kur bie shi. Nënvlerësim sa nuk ka më. Na respektojnë  gjoja kur vijnë e marrin votat. Nuk ke ku kalon. Duhet të marrësh çizmet dhe të kalosh. Një rrugë nuk e kanë bërë. 30 e ca vjet asnjë gjë nuk është bërë”, u shpreh një tjetër.

“Vajti vite që është vërë kështu. Nuk e di kur do të marrë masa bashkia. Duhet të ndërhyhet patjetër”, tregoi një banor.

E pyetur për këtë problematikë, bashkia e Gjirokastrës ka thënë se e ka në plan investimin në këtë lagje. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë