30 vite në kërkim të tapive! Në fshatin ku asgjë nuk mund të shitet e të blihet...

Fshati Dersnik ndodhet vetëm 14 km larg qytetit te Korçës .Te gjitha familjet e këtij fshati nuk kane një certifikate pronësie për banesat por dhe tokat e tyre. Në këto kushte banoret e fshatit Dersnik nuk mund të kryejnë asnjë shitje blerje ,duke mbetur kështu "peng"te këtij fshati"

Banorëve nuk u njihet e drejta e pronësisë për shtëpitë dhe tokave që prej viteve '90 kur Shqipëri doli nga diktatura.

“Që në 91. Dje pagova 200 mijë”, tha një banore.

“Paguajmë taksat  dhe nuk ka akoma. 19 mijë lekë pagoi burrë”, tregoi një tjetër.

“Jam 80 vjeç. Këtu jam rritur. Nuk kemi as të shtëpive, as të tokës”, tha një i moshuar i fshatit.

Një pjese e mire e tyre i kane pronat te trashëguara nga paraardhësit ndërsa të tjerë i kanë blerë me "mirëkuptim" duke jetuar çdo dite me frikën dhe pasigurisë për pronën.

“Pa karta pa gjë. Pa tapi. Nuk mund ta shes shtëpinë”, tregoi një banore.

“Paguajmë taksat vit për vit dhe jemi pa tapi”, tha një tjetër.

“Jemi pa tapi që ditën që është prishur sistemi. As nuk mund ta shesësh, as nuk mund  të blesh se nuk kemi besim”, shtoi një tjetër.

Nënkryetari i Bashkisë së Korçës sqaron se gabimi është bërë disa vite më parë, pasi nuk janë shpërndarë AMTP-të.

“Kjo histori është e thellë në vite. Komisioni I ndarjes së tokës në fshat, që ka ekzistuar atëherë nuk ka mbushur dhe firmosur AMTP. Ka ndarë tokat dhe ka vendosur kufijtë, por nuk ka dhënë AMTP-të”, tha nënkryetari i bashkisë  Korçë, Thanas Tona .

Ky fshat ka dhe një specifikë tjetër pasi është në proces gjyqësor me fshatin fqinj Dvoran për një sipërfaqe prej 27 hektarësh toke që i përkiste ish-fermës.

“Kur është bërë ndarja fillimisht, kjo sipërfaqe i përkiste fshatit Dvoran. Fshati duke qenë se kishte të vjetrat i  zunë ato këto sipërfaqe. Me dokument e kanë sektori Dvoran, por prej 30 vitesh e shfrytëzojë këto të fshatit Dersnik” shtoi Tona.

Më 7 nëntor ka përfunduar dorëzimi i dokumentacionin në Bashkinë e Korçës dhe tashmë problemi i ndarjes së tokave pritet të marrë zgjidhje nga zyra e kadastrës.

“Në 5 maj 2020 doli një ligj që këta banor duhet të regjistrojnë, të kërkojnë pranë bashkisë. Me tu paraqitur të gjithë dokumentacionet, ne do i dorëzojmë në kadastër dhe do procedojmë sipas ligjit”, përfundoi nënkryetari.

Si ky fshat janë me dhjetëra në mbarë vendin që vuajnë efektet negative të ligjit 7501.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja