30 vjeçarja në Berat e zhdukur prej ditës së djeshme, familjarët: I shoqi i saj në Itali qan në telefon! Një person na tha se e ka parë në Vlorë

 

Familjarët e 30 vjeçares, Mimoza Arapi e cila prej ditës së djeshme ka humbur kontaktet me ta, janë shprehur se ende nuk kanë asnjë kontakt me mamanë e tre fëmijëve.

Ata bëjnë me dije se bashkëshorti i saj i cili ndodhet në Itali duke punuar, është shumë i shqetësuar. Ndërsa zbulojnë se një person i ka telefonuar pas lajmeve për zhdukjen e të resë, duke u thënë se e ka parë Arapin në Vlorë.

“Ai po pret në telefon, po qan. Ajo ka komunikuar dje për herë të fundit në orën 11:30. Më pas nuk kemi pasur asnjë kontakt.

Kemi bërë denoncim edhe në polici. Na kanë thënë se e kanë parë në Vlorë tani. Na tha një person që nuk na e dha emrin. Vetëm na tregoi se e kishte parë një një lagje dhe se i kishte kërkuar telefonin atij për të na telefonuar ne.  Pasi u dhanë lajmet, na mori ky personi”- u shprehën familjarët.


Lajmi kryesor:

Nënë e 3 fëmijëve, 30 vjeçarja në Berat e zhdukur prej ditës së djeshme! Familjarët kërkojnë ndihmë


B.V/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë