Rama apel politikanëve nga Brindizi: Varkat me emigrantë nuk sjellin fundin, s'duhen parë me urrejtje! Të ndërtojmë muze për të kujtuar eksodin e shqiptarëve

Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Itali është ndalur në Brindizi, aty më 7 mars 1991 zbarkuan 18 mijë shqiptarë. Për të kujtuar këtë datë historike kryeministri kërkoi ngritjen e një muzeu historik në qytetin italian që ta shohin jo vetëm ato që banojnë aty, por edhe vizitorët.

Ndërkaq kryeministri, propozoi që në këtë datë të zhvillohet një vizitë e detyrueshme e qeverisë shqiptare në Brindizi për çdo vit, t'u shprehur mirënjohjen e përjetshme dhe për të mos lënë që historia të harrohet. 

'Në këtë ditë që sipas meje është shumë e rëndësishme, për historinë e njerëzimit në këtë pjesë të botës, sepse ajo çka ndodhi atë ditë, edhe reagimi i komitetit të Brindizit, shpreh një shembull njerëzimi për të gjithë. Një shembull që duhet t'u tregohet të gjithëve, sepse nuk është frika, por është dashur për njëri-tjetrin. Ne duam që këtë datë ta kthejmë në një datën e 7 marsit të një vizite të detyrueshme të qeverisë shqiptare në Brindizi për ti shprehur mirënjohjen e përjetshme dhe për të mos lënë që kjo histori të harrohet. Është një histori për fëmijët tuaj dhe tanë që do të jetojnë në Europën e përbashkët. Shpresoj që bashkia e Brindizit të na japë një hapësirë, të bëjmë një muze të vogël për historinë tonë, që ta shohin jo vetëm ato që banojnë në këtë qytet por shumë vizitore.'- tha Rama.

Rama u dha edhe një mesazh politikanëve skpetikë italianë të cilëve u kërkoi që varkat e mbushura me emigrant të mos i shohin me urrejtje, pasi sipas tij sjellin zhvillim. Si shembull ai solli ish-kryebashkiakun e atëhershëm të Brindizit i cili priti shqiptarët që shkuan me varka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
Rama pritet me dhurata edhe në Brindizi: Dokumentari për djalin shqiptar që donte të bëhej basketbollist dhe një fotografi të eksodit para 30 viteve

Gjatë vizitës së tij në Brindizi, kryeministrit Edi Rama i kanë dhuruar edhe dy dhurata simbolike që lidhen me kujtimet për eksodin e shqiptarëve drejt Italisë. Një nga dhurata ishte një dokumentar i shkurtër, që tregon historinë e një djali i cili kishte ëndërr që të bëhej basketbollist dhe ja arriti dhe sot luan në serinë A.

'Jam e lumtur që t'ju dorëzoj këtë dhuratë kryeministër Edi Rama. Është një dokumentar i shkurtër i realizuar nga një projekt bashkëpunimi mes Puljas dhe Shqipërisë. Kemi kontribuar në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm, ku ishim si prodhues të disa filmave. Tregon historinë e një djali i cili kishte një ëndërr  që të luante basketboll. Kaludio Ndoja aktualisht është një lojtar basketbollit në serinë e A në Itali dhe jo vetëm e realizoi ëndrrën e njoh dhe e di se çfarë do të thotë të marrësh fluturimin kur je në fushën e lojës dhe të rrëfesh, këtë liri që Klodi fitoi.'- tha një nga zyrtaret.

Po ashtu kreu të qeverisë iu dhurua edhe një foto, në momentin kur shqiptarët zbritën në Brindizi.

'Zoti kryeministrë, ky është një kujtim, kjo është një foto shumë e bukur, që është bërë atë ditë. Është mbërritja në Brindizi e shqiptarëve dhe duket lumturia e tyre.'- u shpreh një nga zyrtarët.

Ora 17:09
Si do institucionalizohet 7 marsi në Itali? Rama: Autoritetet shqiptare të vijnë çdo vit në këtë ditë! Do ndërtojmë muze

7 marsi do të kthehet në një ditë përkujtimore në Brindizi.

Kështu tha kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se do të ndërtohet një muze që do të përkujtojë eksodin e shqiptarëve drejt Italisë, 30 vjet më parë.

“Duam ta bëjmë 7 marsin një ditë përkujtimore por edhe reflektimesh, pa bezdisur dhe thejsht duam që autoritete shqiptare çdo 7 mars të vijnë të bëjnë pikërisht këtë të thonë faleminderit, duke parë pakëz dhe të ardhmen.

Me ndihmën e mikeles, do të gjejmë hapësirën, një hapësirë të duhur, jo ndonjë gjë të tepruar një hapësirë të përshtatshme, ku fëmijët të shohin dhe të mësojnë çkanë bërë prindërit e tyre. Të ndihen dhe krenarë e të vazhdojnë gjurmët e prindërve, sepse kjo është historia e italisë, e njerëzimit”, tha Rama.

Ora 17:01
Rama mesazh politikanëve italianë: Varka nuk sjell fundin, por mundësinë për t’u hapur ndaj botës! Mos i shihni me urrejtje

Kryeministri Edi Rama nga Brindizi, përcjell një mesazh për politikanët italianë që janë kundër emigrantëve, të cilët sipas tij duhet të marrin mësime nga ish-kryebashkiaku i  atëhershëm.

Rama tha se ata duhet të mësojnë se “varka nuk sjell fundin e botës por mundësinë për tu hapur ndaj botës”. Kësisoj i këshillon të mos i shohin emigrantët me urrejtje.

“Mjaftoi vetëm një ditë për ta bërë atë një personazh të historisë së Shqipërisë dhe një personazh që shqiptarët sdo ta harrojnë kurrë, kryetarin e atëhershëm të bashkisë së Brindisit. Ai duhet tu bëjë leksione private politikanëve italiane si ta qeverisin vendin, tu bëjë mësime noti, shëtitje me varkë të mos kenë këtë frikë dhe obsesion nga varka. Varka nuk sjell fundin e botës por mundësinë për tu hapur ndaj botës. Mendoj se politika sduhet të jetë e prirur dhe sduhet të rritet mbi frikën e njerëzve duke ushqyer atë frikë sepse njerëzit duhet të shohin politikën, shpresën jo urrejtjen”, tha Rama.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazi: 07/03/2021 04:59

    Gastori i ballkanit vazhdon te parrallise si llolo poshte e larte.

    Përgjigju
  • Ben: 06/03/2021 20:51

    Edi je gjigand vazhdo leni hienat dhe qente te lehin

    Përgjigju
  • Lec Kabashi: 06/03/2021 20:40

    Di ndertojnr "Bunkart Taliani" Evviva

    Përgjigju
  • shaqe: 06/03/2021 16:56

    i ka ndertuar nja 5 muze ne Shqiperi dhe tani do te ndertoj dhe ne Itali...lider universal.

    Përgjigju
    • Koli: 06/03/2021 20:42

      Deshtimi esht PD me saliun

    • albi: 06/03/2021 19:20

      Eksodi vazhdon si ne 1991 . Ti je nje deshtim total.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie për ish zyrtarë të bashkisë Tiranë, mes tyre për Mariglen Qaton dhe Redi Mollën

SPAK firmos 9 masa sigurie për ish zyrtarë të bashkisë Tiranë, mes tyre për Mariglen Qaton dhe Redi Mollën