30 vjet pas publikimit vazhdon të jetë një thesar, ja sa fiton ‘All I Want for Christmas’ e Mariah Carey në një vit

30 vjet pas publikimit vazhdon të jetë një thesar, ja sa fiton ‘All I Want for Christmas’ e Mariah Carey në një vit

Mariah Carey

Kur Mariah Carey, në vitin 1994, këndoi “All I Want for Christmas Is You”, ajo me siguri nuk mund ta imagjinonte që kjo këngë do të bëhej “himni” i Krishtlindjeve.

Kënga ishte një hit i menjëhershëm në mbarë botën, duke kryesuar listat në 26 vende.

Tre dekada pas publikimit të saj, kënga vazhdon të jetë në krye të Billboard Hot 100 dhe Spotify gjatë sezonit të Krishtlindjeve.

Sa para po fiton nga kjo këngë e veçantë 30 vjet më vonë?

Në ditët e para të publikimit, Mariah Carey fitoi 60 milionë dollarë.

Tani, tridhjetë vjet më vonë dhe meqenëse kënga dëgjohet vazhdimisht çdo Krishtlindje, interpretuesja fiton mjaft para.

Sipas Forbes, ajo fiton rreth 2.5 milionë dollarë honorare vjetore bazuar në llogaritjet e The Economist.

Ndërsa New York Post vlerëson se shifra është më e lartë, përkatësisht në tre milionë dollarë.

“Unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë dëgjuesit e Spotify në mbarë botën që e bëjnë këngën pjesë të traditës së tyre të festave vit pas viti,” tha Mariah Carey për People.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit