30 zyrtarë të policisë u arrestuan për drogë! Raporti i SHÇBA: Në një vit u proceduan penalisht 73 efektivë

Përfshirja e punonjësve të policisë në favorizim të kultivimit të kanabis sativa është një problem i vazhdueshëm brenda strukturave të Policisë së Shtetit. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme ka arritur të çojë në vitin 2020, përpara drejtësisë si të prangosur 50% më shumë efektivë se sa në vitin 2019.

30 punonjës policie u arrestuan në 2020 të implikuar në fushën e drogës. Ndaj tyre u gjetën prova  për përfshirje dhe favorizim të kultivimit të kanabis sativa në të gjithë vendin. Të dhënat e publikuara nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme tregojnë rritje të numrit të arrestimeve, krahasuar me vitin 2019. Në 2019-ën rezultojnë vetëm 15 të arrestuar.

TË ARRESTUAR

2020 – 30 punonjës policie

2019 – 15 punonjës policie

Përveç arrestimeve, 73 punonjës të tjerë janë proceduar për 33 procedime penale të ndryshme. Në mesin e tyre, të cilët janë hetuar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për favorizim të kultivimit të kanabis sativa, janë të proceduar 24 drejtues të nivelit të parë dhe 49 të nivelit zbatues. Krahasuar me 2019-ën, janë tre më pak procedime, ndërsa 28 janë drejtues të nivelit të lartë dhe vetëm 1 më pak në nivelin zbatues.

PROCEDIME PENALE

2020 – 33 procedime penale         2019 – 31 procedime penale

2020 – 73 efektivë të proceduar         2019 – 76 efektivë të proceduar

2020 – 24 drejtues të nivelit të parë         2019 – 28 drejtues të nivelit të parë        

2020 – 49 nivel zbatues        2019 – 48 nivel zbatues

Të dhënat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave raportojnë për një nivel shumë të ulët të ankesave nga qytetarët për raportimin e rasteve të përfshirjes së punonjësve të policisë në favorizim të kultivimit të kanabis sativa. Përgjatë vitit 2020 ka pasur vetëm një telefonatë në drejtim të SHÇBA-së për denoncim të tillë. Nëse për ankesat kundrejt favorizimit për kanabis kanë nivel shumë të ulët, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për ankesat për mosveprim të policisë. Në 2020-ën janë bërë 388 ankesa të tilla. Në total për të gjitha ankesat, që përfshijnë çdo lloj pakënaqësie të qytetarëve ndaj punonjësve të policisë janë bërë 1403 të tilla.

ANKESAT E QYTETARËVE

1403 – Ankesa në total

1 – Ankesa për favorizim për kultivim kanabisi

388 – Ankesa për mosveprim të policisë

Harta ku efektivët e policisë janë përfshirë në favorizim të kultivimit të kanabis sativa është e shpërndarë pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë 2020-ës janë arrestuar punonjës policie si të përshirë, në Gjirokastër, Vlorë, Berat e më gjerë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veting?: 19/07/2021 17:44

    Pse nuk nis vetingu ? Qe nga Rinasi me shokë !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë