Rreth 700 persona të ngujuar me të drejtë vote nuk do të arrijnë të votojnë këto zgjedhje.
Apelin e ka bërë Kryetari i Pajtimit të Gjaqeve, Nikoll Shullani.
Në bazë të të dhënave që ka të konstatuar Kryetari i Pajtimit të Gjaqeve janë rreth 305 familje të ngujuara në të gjithë zonën e veriut.
Të shpërndara sipas zonave janë: 83 familje janë në Tropojë, 39 në Kukës, 47 në Lezhë, 34 në Shkodër, 32 në Mirditë, 24 në Dibër, 28 në Burrel, 12 në Pukë dhe 6 familje të ngujuara në Malësinë e Madhe.
Edhe pse është bërë një kërkesë nga ana kryetarit të pajtimit të gjaqeve që edhe të ngujuarit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, deri tani nuk ka pasur asnjë sinjal nga ana e institucioneve shtetërore.
“Janë rreth 700 persona duke përfshirë Kukës, Tropojë, Lezhë, Shkodër, Mirditë, Dibër, Burrel, Pukë dhe Malësinë e Madhe. I bëj thirrje shtetit të interesohet sepse është më i rëndësishëm se një organizatë jo qeveritare që të mos i lemë këta persona pa votuar”, tha Shullani.
Mundësia për të votuar për personat e ngujuar është problem prej shumë vitesh, por në zgjedhjet e kaluara një pjesë e tyre janë marrë në besë nga të fortët e zonës të cilët i kanë dërguar pranë kutive të votimit këta të ngujuar.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO