Eduard Zaloshnja: 30-përqindëshi gri, kala e vështirë për Berishën e Metën

Eduard Zaloshnja: 30-përqindëshi gri, kala e vështirë për Berishën e Metën

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Berisha ka deklaruar se tash e tutje PD-ja do të bëjë një opozitë që s’do të jetë më lojë kukullash (nënkupton që ishte e tillë, për sa kohë Basha ishte në krye të PD-së). Nga ana tjetër, Meta ka deklaruar se pasi të mbarojë mandatin presidencial, do të rikthehet në meidanin politik me një energji të fortë opozitare.

Por sa përkrahje kanë aktualisht këta dy politikanë ndër banorët e rritur të Shqipërisë?
Nga një sondazh që zhvillova ditët e fundit, rezultonte se raporti i simpatizantëve të tre politikanëve kryesorë ishte pak a shumë 4-3-3 (tingëllon si një formacion skuadre futbolli…). Konkretisht, mbi 4/10 e banorëve të rritur simpatizojnë Ramën, pothuaj 3/10 e banorëve të rritur simpatizojnë Berishën e Metën, dhe 3/10 e banorëve të rritur nuk simpatizojnë asnjërin nga tre politikanët kryesorë. (Detajet e rezultatit të sondazhit mund t’i shihni të pasqyruara në grafikun e mëposhtëm).

Në mënyrë që të dy së bashku (Berisha e Meta) të jenë konkurrues përballë Ramës, duhet të bëjnë për vete të paktën gjysmën e 30-përqindëshit gri në grafikun e mësipërm. Por ai 30-përqindësh, ku 2/3 janë në grupmoshën 18-49 vjeç, është një kala shumë e vështirë për tu penetruar nga Berisha dhe Meta – këtyre zgjedhësve u kanë ardhur në majë hundës të tre politikanët kryesorë (të cilët e kanë dominuar skenën politike të vendit në dekadat e fundit). Për të depërtuar në atë kala duhet që në krye të opozitës të jetë një udhëheqës i ri – jo vetëm në moshë, por edhe në mendim…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë