31 Marsi afati i fundit për deklarim të pasurisë

31 Marsi afati i fundit për deklarim të pasurisë
Ka filluar afati ligjor për deklarimin e pasurisë në agjencinë kundër korrupsionit. Zyrtarët të cilët i obligon ligji, do të kenë mundësi ta deklarojnë pasurinë e tyre në këtë agjenci deri më 31 mars. Drejtori i kësaj agjencie Hasan Preteni, tha se këtë vit pritet të ketë numër më të madh të zyrtarëve që do ta deklarojnë pasurinë, krahasuar me vitin e kaluar, duke shtuar se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë gjë.

Në vitin 2011 kanë deklaruar pasurinë 1860 zyrtarë, ndërsa këtë vit pritet ta deklarojnë 3600 zyrtarë. E për mosdeklarim të pasurisë gjoba për vitin 2011 ishte deri në 1000 euro, pëderisa këtë vit është rritur deri në 2500 euro.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ernest Muçi, talenti i madh i futbollit shqiptar që pranoi stolin e Kombëtares pa zhurmë

Ernest Muçi, talenti i madh i futbollit shqiptar që pranoi stolin e Kombëtares pa zhurmë